BallinaOP EDEdhe një herë për lidershipin e munguar!

Edhe një herë për lidershipin e munguar!

Nga Ilir Allkja

Pandemia e cronavirusit ktheu pas kuintash politikanë, sportistë, artistë , të pasur , biznesmenë , njerëz të famshëm etj.
Mjekët u kthyen në vemëndjen e të gjithëve. Jo vetëm në Shqipëri!
Për mjekët , për spitalet, për vlerësimin, për mosvlerësimin dhe mungesat folën të gjithë!

Madje dhe ata , politikanët, deputetët, ata që sistemin shëndetësor e kanë parë gjithmonë me syrin e njerkës,ata që vetëm e kanë vjelur duke e katandisur, sepse vetë edhe për një të teshtitur merrnin avionin e zgjidhnin mes klinikave të shtrenjta të Evropës apo USA, filluan të flasin për bluzat e bardha !

Ja pra zotërinj, ne jemi këtu, jemi pranë jush për t’ju ndihmuar ju, familjarët tuaj, miqtë tuaj, fqinjët tuaj!
Ne ndihmojmë këdo kokëulur e me përkushtim kështu jemi !

Personalisht në çdo kohë kam kritikuar dobësitë në sistem, duke e parë si të vetmen rrugë për të ndrequr gjërat dhe për të arritur standartet që mbarë bota e qytetëruar i kanë patur dhjetëvjeçarë më parë!

‘A’-ja e lirisë dhe demokracisç është të thuash të vërtetën, të flasësh lirshëm për mangësitë e sistemit dhe të propozosh korrigjime e përmirësime.

Kështu kanë bërë përpara qytetërimet !

Justifikimet se e ka fajin Enveri, Fatosi, Saliu etj. për gjendjen e keqe, janë blasfezma, janë budallallëqe !
Jo zotërinj, fajin e keni ju që na drejtoni sot, ashtu si nqs gjërat sdo të jenë mirë nesër, fajin do ta kenë ata që do të jenë në drejtimin e punëve !

Personalisht kam vlerësuar maksimalisht punën heroike të mjekëve, infermierëve e gjithë stafeve ndihmëse sidomos në Shqipëri, ku të gjithë performojnë maksimalisht në kushte të mangësive të theksuara qoftë në materiale qoftë në lidership !
Po ashtu kam denoncuar keqadministrimin, keqmenaxhimin!
E konstatova disa herë menaxhimin e dobët dhe rrezikun nga triazhimi i pakujdesshëm i operatorëve të QKUM, jam ndjerë shpesh i rrezikuar të infektohesha, bashkë me kolegët e mij, prandaj i shkruajta disa herë në privat drejtorit të urgjencës kombëtare, por nuk mora asnjë përgjigje.
Guxova të flas publikisht për të vërtetën dhe u linçova në mënyrën më të përdalë nga pushtetarët!
E politizuan skajshëm një mesazh publik tejet teknik dhe profesional !
Përse ?
-Sepse e vërtata i vret, sepse duan të mbajnë sa më të nënshtruar bluzat e bardha, që askush të mos guxojë të flasë!

Por koha fatkeqësisht më dha të drejtë, Shqipëria është sot ndër vendet me përqindjen më të lartë të stafit mjekësor!

Kritikova lidershipin e urgjencës kombëtare , dhe solla shkurtimisht shembuj nga vendet e qytetëruara , pasi besova se jetoj në një vend të lirë e demokratik, ku liria për të kritikuar sistemin, liria për të kërkuar përmirësime është e garantuar nga kushtetuta e vendit !
Një pjesë juaja e kanë parë, dhe kush nuk e ka parë mund të shkojë e ta shikojë tek faqja zyrare e QKUM monologun linçues të drejtorit të saj z. Skënder Brataj!

Nuk dua të merrem me gjuhën e urrejtjes të këtij drejtori të një shërbimi jetik!
Nuk dua të sqaroj këtu shpifjet e ulëta e as me kërcënimet për materiale nën mëngë që paska kundër personit tim, unë besoj se një ditë gjykatat do të jenë të lira!

Nuk kam patur e nuk kam asgjë personale me të , pavarësisht se kritikat e mija ndaj sistemit, ky drejtor i ktheu në betejë personale me personin tim, me një mjek që punon kokëulur në shërbim të komunitetit në vijën e parë, aty ku risku është më i larti, në bazë!

Unë nuk mund ta quaj mjek këtë drejtor, pasi në betimin e Hipokratit ka një sentencë : ‘Betohem se kurrë nuk do të ofendoj kolegët’.

Unë nuk mund ta quaj kurrë lider, sepse një lider kontribuon në mbarëvajtjen e sistemit, në korrigjimin e problemeve dhe mbrojtjen e kolegëve, bashkëpunëtorëve.
Një lider nuk ka asgjë të përbashkët me zotërinë që lincon live një mjek në 21 Prill në 5:57 , publikisht në faqen zyrtare të një institucioni jetëshpëtues dhe që paguhet nga taksat e gjithë shqiptarëve , vetëm sepse guxoi të kritikonte sistemin!
Eshtë thjeshtë një drejtor në radhë, si shumica e tyre që jemi mësuar të shohim rëndom këto vite !

Kurajë kolegë, gjithsesi do tja dalim në këtë betejë ndaj gjithckaje të keqe !
Coronavirusi nuk do të mundë të na gjunjëzojë !
Miq, ne jemi pranë jush për tju ndihmuar, pavarësisht vështirësive materiale apo morale !

Me respekt Ilir Allkja !

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular