BallinaAktualitetKomisonerja e BE kundër shembjes së Teatrit/Veliaj: Nuk pyesim, është vendim lokal

Komisonerja e BE kundër shembjes së Teatrit/Veliaj: Nuk pyesim, është vendim lokal

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në një lidhje live për ‘‘News24” ka reaguar pasi komisionerja e BE për kulturën Maria Babriel ka dalë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Veliaj thotë që një gjë e tillë ndodhte edhe në Firence, ku BE ishte kundër shembjes së një objekti por kryebashkiaku nuk u soll si inferior.

Sipas Veliajt për Teatrin vendosin njerëzit që jetojnë në Shqipëri dhe është vendim lokal pasi Tirana duhet të ecë përpara dhe mos mbetet me nostalgjinë.

”Pyetje me spec se nuk bëhet fjalë të dalësh kundër BE. Por edhe kryebashkiaku i Firencës nuk sillet si inferior dhe t’ia vendosë BE nëse do shembet apo jo. është vendim lokal.
Dhe Tirana duhet të ecë përpara. Vendimet në Shqipëri merren nga njerëz që jetojnë në shqiperi. Kam parë ndërkombëtarë që ishin edhe kundër parkut të lojërave por kur kuptuan që ishin një minorancë. Bombardoheshin me emaile dhe statuse.”- tha Veliaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular