BallinaBotaKim Jong Un ka vdekur? Mediat e huaja: Pikëpyetjet e mëdha në...

Kim Jong Un ka vdekur? Mediat e huaja: Pikëpyetjet e mëdha në lidhje me shëndetin e tij

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un raportohet të ketë vdekur në moshën 36-vjeçare.

Një zv/drejtor i televizionit satelitor HKSTV Hong Kong, një rrjet transmetimi i mbështetur nga Pekini në Hong Kong, pretendoi se Kim kishte vdekur, duke cituar një “burim shumë të fortë”, shkruan Ny Post.

“Spekulimet janë shtuar edhe për faktin se media shtetërore në Pyongyang nuk ka thënë asgjë për shëndetin e tij apo vendndodhjen e tij”, shkruan Metro.co.uk.

Ndërsa nuk ka asnjë konfirmim për vdekjen e diktatorit, hashtagu #KimJongUndead ka qenë trend në Twitter. Postimi është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, sipas një raporti në International Business Times.

“Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un mungoi në një ngjarje tjetër të rëndësishme kombëtare sot, duke nxitur spekulime në lidhje me shëndetin e tij mes raporteve se një ekip ekspertësh mjekësorë u dërgua nga Kina për ta kontrolluar atë. Koreja e Veriut sot festoi 88 vjetorin e themelimit të forcave të saj të armatosura, Ushtrinë Revolucionare Popullore Koreane – por që mungonte udhëheqësi suprem i vendit, Kim, sipas raporteve të medieve të Koresë së Jugut”, shkruan Forbes.

Mungesa e Kim ka nxitur spekulime për shëndetin e tij, me raporte që variojnë se ai është i sëmurë rëndë pas një operacioni kardiovaskular deri në atë se ai tashmë ka vdekur, shkruan edhe Newsweek.

Ende ka paqartësi dhe spekulime të ndryshme, lidhur me vdekjen e Kim Jong Un, pasi për herë të fundit ai ishte parë publikisht më 11 prill.

Reuters raportoi se një burim i Koresë së Jugut i tregoi të premten se Kim është gjallë, dhe ka të ngjarë të dalë në publik shumë shpejt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular