BallinaAktualitetVIDEO/ I riu që ra pre e dhunës së policit rrëfen ngjarjen:...

VIDEO/ I riu që ra pre e dhunës së policit rrëfen ngjarjen: Nisi të gjuante me sqepar..

Nuk kam pasur asnjë konflikt me policin shokun e tij. Ata na zunë rrugën me makinë dhe nisën të gjuanin me sqepar”. Kështu deklaron Xhoen Osmani, i cili ra dje pre e dhunës së një punonjësi policie dhe shokut të këtij të fundit.

I riu tregon se ka marrë disa fraktura në fytyrë, ndërsa mjeti i tij është dëmtuar. Ai tha se nuk kishte asnjë konflikt me personat e përfshirë në sherrin që ndodhi mbrëmë në mes të qytetit të Fierit, ndërsa theksoi se policin e njihte vetëm si fytyrë. Mes të tjerash djali ka mohuar se sherri me oficerin e Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec, Anxhelo Bardhi, ishte për një femër. Ai tha se vajza që ishte në ato çaste në makinë me të ishte një e afërmja e tij.

“Nuk është se kishim pasur konflikt të përparshëm. Ndaluan dhe na prenë rrugën aty ku mblidhen gazetarët për të raportuar për COVID-in. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një person tjetër, që kishin një sqepar në dorë dhe nisën të thyenin xhamin përpara. Më pas xhamin e pasagjerit dhe më pas po më qëllonin dhe mua. Unë po mundohesha që të mbrohesha. Më pas erdhi dhe patrulla e policisë. Me ata persona nuk kemi pasur debate më herët. I njihja si fytyra. Më qëlluan automjetin dhe unë para disa fraktura. U kapën në atë moment, pa thënë asnjë fjalë. Vajza që kisha në makinë është një e afërmja ime, s’ka lidhje me këtë çështje. Na mbajtën në polici, na pyetën. Edhe vajza u shoqërua.”, tha Xhoen Osmani.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular