BallinaAktualitetE hënë e përgjakshme për Shqipërinë. 6 të vdekur brenda pak orësh,...

E hënë e përgjakshme për Shqipërinë. 6 të vdekur brenda pak orësh, dy atentate mafioze

Qetësia e karantinës dhe fokusi tek pandemia e Covid-19 është prishur pasditen e sotme në Shqipëri. Brenda një dite 6 persona humbën jetën. 4 vrasje të rrethuara me mister, një vetëvrasje dhe një trup tjetër i gjetur i pajetë në pyll.

Dy të vrarë në Lezhë

Preng Simoni dhe Kolë Murrani janë dy personat që janë vrarë me armë zjarri në Lezhë. Dy 60-vjeçarët dyshohet se janë qëlluar me kallashnikov, nga një distancë jo shumë e largët. Paraprakisht Preng Simoni dhe Kolë Murrani, nuk rezultojnë persona me precedentë të mëparshëm. Të dy janë qëllur në një Kodër pranë fshatit Lalm i Vjetër në Lezhë. Zona ku ka ndodhur krimi është me terren malor dhe shumë larg banesave. Kol Murani ishte një rapsod i njohur në Lezhë. Policia ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij krimi të rëndë. Lapsi.al sjell video nga vendi i ngjarjes.

Dy të vrarë në Durrës

Pas Lezhës një tjetër atentat mafioz ndodhi në Durrës. Viktimat janë dy vëllezër me origjinë nga Puka. Lapsi.al zbardh detaje të tjera nga ngjarje e rëndë. Burimet thonë se dy vëllezërit Besmir e Vikor Haxhiaj, po udhëtonin me automjetin tip ‘Golf’, teksa një automjet tjetër i ka prerë rrugën pranë tregut të makinave në Shëna Vlash. Autorët, dy persona sipas dëshmitarëve, kanë qëlluar me një breshëri automatiku nga pas dhe para automjetit.

Synimi sipas grupit hetimor ka qenë eleminimi fizik i vellezërve me origjinë nga Puka dhe me banim në Spitallë, Viktor dhe Besmir Haxhiaj mbi trupat e të cilëve janë derdhur disa plumba.

Në automejtin e viktimave nuk është gjetur asnjë mjet apo send i dyshimtë. Ndërsa në vendngjarje ka sekuestruar 27 gëzhoja. Deri më tani mësohet se u shoqëruan rreth 30 përsona në polici për të dhënë dëshminë e tyre. Ende nuk dihet motivi i vrasjes. Hetimet po kryhen në disa pista.

Vetëvaret biznesmeni në Elbasan

Një pronar i një pike të këmbimit valutor në Elbasan është gjendur i pajetë në banesën e tij pasditen e sotme. 54 vjeçari është gjendur nga familjarët e tij i vetëvarur në tualet.

“Në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur i  vetëvarur pa shenja jete shtetasi A.S., 54 vjeç.  Nga këqyrja paraprake e kufomës  nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse ato të shkaktuara nga vetëvarja” – njofton policia. Dyshohet se shkak i ngjarjes janë borxhet që ai ka pasur.

Përrenjas, një 30-vjeçar gjendet i vetvarur në pyll.

Djali i një çifti që ka biznese në qytetin e Përrenjasit është gjetur i pajetë në masivin pyjor të Stravajt. “Në fshatin Stravaj , Librazhd, është gjetur i vetëvarur pa shenja jete shtetasi F.A., 30 vjeç. Nga këqyrja paraprak e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune përveçse shenja të shkaktuar nga vetëvarja” njofton policia.

Sipas burimeve zyrtare, 30-vjeçari Flori Albrahimi pasditen e të hënës është gjetur i vetëvarur në pyll rreth 300 metra larg banesës së dajës së tij, ku kishte shkuar mysafir në fundjavë. Ai ishte baba i një foshnje 6 muajshe dhe jetonte në kushte shumë të mira në qytetin e Përrenjasit. Mbetet mister shkaku i vetëflijimit të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular