BallinaBota“Mjaft pritëm, këtu po diskutohet uria dhe liria! Me maska, jemi gati...

“Mjaft pritëm, këtu po diskutohet uria dhe liria! Me maska, jemi gati për të protestuar kundër qeverisë”

Mateo Salvini, kreu i Lega partisë më të madhe opozitare në Itali, deklaroi sot se qytetarët janë gati për të protestuar kundër qeverisë së Guseppe Contes.

Në një video mesazh për qytetarët, Salvini deklaroi se nëse qeveria nuk dëgjon dhe nuk pranon këshillat për të hapur ekonominë, qytetarët do të dalin në rrugë.

“Nëse nuk na dëgjojnë do të shihemi në mënyra të tjera edhe jashtë rrjeteve sociale. Ka një muaj e gjysmë që flas vetëm para kompjuterit. Do të kthehemi në rrugët dhe sheshet tona, do respektojmë limitet dhe rregullat (e sigurisë), por këtu është në diskutim liria dhe e ardhmja jonë”,- tha kreu i LEGA.

Ai deklaroi se Italia duhet të nisë sa më shpejt për prodhimin ekonomik, duke zbatuar rregullat e sigurisë.

“Kemi pritur, dëgjuar, sugjeruar dhe bashkëpunuar me qeverinë. Tani mjaft më, pas 47 ditësh të mbyllur ne themi: mjaft, na lini të dalim, të punojmë dhe të fitojmë”,- u shpreh Salvini.

Kreu i LEGA deklaroi se nëse qeveria vijon në këtë mënyrë strategjinë e hapjes së bizneseve, shumë prej sipërmarrjeve nuk do të hapen fare, pasi janë duke falimentuar.

“Punëtor, sipërmarrës, artizanë, tregtarë, prindër që duan të rrisin fëmijët nuk mund të presin më. Shumë qytetarë na kërkojnë të organizohemi, jo vetëm në rrjetet sociale. Të sigurt, me masa, në distancë, paqësorë dhe të vendos, ne jemi gati. Përveç virusit është uria dhe mungesa e lirisë. Ne nuk mund ta lejojmë. Para së gjithash, Italia është e italianëve”,

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular