BallinaOP ED"Ndërto e vidh! Shkatërro? Ndërto e vidh!", lajtmotivi i qeverisjes në Librazhd

“Ndërto e vidh! Shkatërro? Ndërto e vidh!”, lajtmotivi i qeverisjes në Librazhd

Nga Bujar Vreto

●Është e habitëshme dhe e neveritëshme situata e investimeve në qytetin tim, ndërto sot e shkatërro nesër, atë që ke ndërtuar, me moton se po rindërtoj përsëri pa menduar se shpërdorohen taksat dhe detyra. Edhe pse me vlera stratosferike janë prokuruar investime për rehabilitimin e segmenteve rrugore brenda qytetit dhe unazat e tij.

●Tenderat janë fituar me vlerë të plotë, pa garë reale, vetëm janë plotësuar dekumentat sipas ligjit dhe paratë janë shpërndar në dy apo tre duar ku në disa raste janë bërë punë pa cilësi dhe në disa raste të tjera me urdhër të hajdutëve janë paguar situacionet pa bërë asnjë volum pune.

●Gjithësesi qëllimi i shkrimit tim nuk ka të bëjë me shumat marramendëse që ata kanë përvetësuar nga punët publike, nën maskën e zbukurimit të lagjeve dhe rregullimit të infrastrukturës. Por për shkatërrimin e atyre punëve të marra në dorëzim, më shirita të prerë, me një propagandë të llahtarëshme se sa punon rilindja me shokun tonë tao, se sa bukur është bërë Librazhdi dhe si jetojnë njerzit si në Monte Karlo.

●Librazhdi është kthyer sërisht në një kantjerë. Por, tashmë për të shkatërruar ato që u ndërtuan para dy vjetësh dhe disiplinuar ujërat e zeza. Dëgjova shokun tao se pas investimeve të shumta dhe trasformimin e qytetit tonë, tashë është një risi për Librazhdin! investimi për kalalizimet e ujërave të zeza sepse ky qytet ka vuajtur dhe para 25 vjetësh. Ka rënë një epidemi shumë e rëndë për shkak të dëmtimit në kanalet e ujërave të zeza.

●Dua të qartësoj banoret e mi Librazhdas dhe gjithë lexuesit, se për hajdutët e di që do thonë opozita nuk do investimet dhe i anatemon ato (kuptohet se me propagandë mbulojnë milionat e vjedhura).

●Opozita vlerëson punimet për disiplinimin e ujërave të zeza dhe inkurajon firmen zbatuese te jetë rigoroze, në lartëesinë e kërkësave te kohës dhe kemi besim absolut tek donatorët Gjermanë se cdo qindarkë do jetë e hedhur në projekt dhe jo në xhepat e spurdhjakëve që rrinë në ato karrige me votat e vjedhura.

●Denoncoj dhe kërkoj nga personat përgjegjës dhe organet ligjëzbatuese, si më poshtë?!

1-Kush do paguaj dëmin marramendës që shkaktohet nga punimet për hapjen e kanalizimeve për ujërat e zeza.

2-Pse u investua kur dihej se do beheshin punime përsëri dhe puna e marrë në dorëzim do shkatërrohej (të bëheshin punimet sipas radhës duke mos shkatërruar atë që ke ndërtuar).

3- Të gjitha punimet (kryesisht carje asfalti) po kryhen në objekte të marra në dorëzim ( një apo dy vjet më parë).

4- I kërkoj mullaomarit, nqs nuk është i përfshirë në aferë, të marrë hapat e duhura kundër personave përgjegjës dhe të na tregoje më qartë se kur qënka përfshirë qyteti jonë nga epidemia para 25 vitesh (mos, vallë flet për ndonjë kuplara nga rumania ?!).

5-Komisariatit Policisë, Drejtorisë së krimit ekomomik dhe Prokurorisë i kërkoj të nisin menjeher procedimin penal ndaj përgjegjësve të këti dëmi ekonomik mjaft të madh sepse vetëm kështu do kthehet e drejta në vëndin e vet dhe përgjegjësit do marrin ndëshkimin e merituar.

6-Qytetarët duan drejtësi dhe transparencë për taksat e tyre duke kërkuar llogari deri në qindarkën e fundit.

●Jam shumë i bindur se fjala dhe kërkesat tona do bien në veshin që sdëgjon por me çdo mënyrë do veprojnë të fshehin krimin ekonomik dhe të fillojnë propagandën dhe shpifjet kundër opozitës. Por të jenë të bindur se askush sdo mbetet pa marrë ndëshkimin e merituar (qoftë nga vota e popullit ashtu edhe nga drejtësia).

●Bashkëqytetarë, epidemia e trilluar sikur ka rënë para 25 vitesh në qytetin tonë është vetëm në mendjen e kodoshëve, trilluesve dhe manipulatorëve të opinionit publik për të arritur qëllimet e tyre se ne jemi shpëtimtarët
në sipërfaqe, por fakti është se janë hajdutët e vërtetë.

■Realiteti eshte ky..

Kryetari PD Librazhd

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular