BallinaKronikeRa nga pema, ndërron jetë në spital fotografi i njohur nga Elbasani

Ra nga pema, ndërron jetë në spital fotografi i njohur nga Elbasani

Një prej fotografëve më të njohur të qytetit të Elbasanit ka humbur jetën aksidentalisht.

Mësohet se Adi Zhuka 53 vjeç, raportohet ka rënë aksidentalisht nga një pemë në oborrin e shtëpisë së tij ku kishte hipur për të prerë degët e thata.

Mësohet se fotografi ka humbur ekuilibrin, dhe për pasojë rrëzimi ka qenë fatal për të, pasi ka rënë nga një lartësi rreth 5 metra.

Pavarësisht se 53-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, në kryeqytet, ai nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të rënda të pësuara në kokë. Fotografi ka ndërruar jetë rreth orës 01:15 të kësaj të marte ndërsa ishte aksidentuar rreth orës 17.05 të hënën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular