BallinaKryesore1985/Anëtari i Byrosë Politike dhe orari i takimit dashuror

1985/Anëtari i Byrosë Politike dhe orari i takimit dashuror

Nga Kastriot Dervishi

Shihni një diskutim të fillimit të vitit 1985. Mbledhje e Byrosë Politike për një çështje të rëndësishme, madje të një sekreti të lartë. Merret në diskutim çështja e kapjes së orarit të takimit dashuror të një të riu. Kësi udhëheqësish ka pasur vendi.

Pjesë nga debati

Ramiz Alia: 30% e të gjithë të dënuarve në burg, janë përsëritës. Pra, puna e dobët edukative e organizatave të partisë dhe atyre masave, përbën defekt.

E dyta, shumë veta dënohen me burg, pa qenë nevoja. Në ç’kuptim e them këtë? Dikush dënohet me burg për vjedhjen e një biçiklete. Një ditë, nuk e di, shoku Hekuran apo dikush tjetër më tha që një djalë kishte takim me të dashurën e tij. Vendin e takimit e kishin në fund të bulevardit. Erdhi ora e takimit po, me qenë se ishte larg e më këmbë nuk arrinte dot, pa një biçikletë afër, hipi dhe kur shkoi në vendin e takimit, e la biçikletën, por policia e zuri…

Enver Hoxha: Dhe e dënoi…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular