BallinaAktualitetAgjencitë amerikane të inteligjencës: Koronavirusi nuk është krijuar nga njeriu

Agjencitë amerikane të inteligjencës: Koronavirusi nuk është krijuar nga njeriu

Agjencitë amerikane të intelgjencës kanë dalë në përfundimin se koronavirusi i ri “nuk është bërë nga dora e njeriut dhe se nuk është gjenetikisht i modifikuar.”

Por, gjithsesi, ato thonë që akoma po shohin nëse origjina e pandemisë vjen nga kontakti me një kafshë të infektuar apo nga një aksident të ndodhur në laboratoret kineze.

Deklarata nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, vjen në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump kanë hedhur dyshime mbi teorinë, ende të pa provuar, se virusi ka dalë nga një laborator në Ëuhan, qytetin që konsiderohet si epiqendra e virusit korona.

Në ditët e fundit administrata Trump ka mprehur retorikën ndaj Kinës, duke akuzuar armikun gjeopolitik dhe partnerin jetik tregtar që nuk ka vepruar me shpejtësi të mjaftueshme për të ndaluar përhapjen e virusit që shkakton COVID-19 si dhe që nuk ka paralajmëruar në kohë botën për epideminë.

Deri më tani, shkencëtarët thonë se virusi ka kaluar nga lakuriqët e natës tek njerëzit me anë të një bartësi transportues që mund të ketë qenë një gjarpër, një peshk ose një gjitar i quajtur pangolins.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular