BallinaBotaEMRAT/Bota në vështirësi, por jo miliarderët – U rritet me 282 miliardë...

EMRAT/Bota në vështirësi, por jo miliarderët – U rritet me 282 miliardë dollarë pasuria gjatë pandemisë

Njerëzit më të pasur të SHBA vazhdojnë të pasurohen edhe kur koronavirusi shtyn miliona punëtorë amerikanë në papunësi dhe një recesion i thellë rëndon mbi ekonominë, sipas një raporti.

Në tre muajt e parë të vitit 2020, 34 prej 170 miliarderëve më të pasur të SHBA panë një rritje të pasurisë së tyre me miliona dollarë, sipas një raporti të Miliarderi Bonanza 2020, botuar nga Instituti për Studime të Politikave javën e kaluar. Tetë madje, panë që pasuria e tyre të rritet më shumë se 1 miliard dollarë, thuhet në raport.

Në 23 ditët midis 18 marsit dhe 10 prillit, raporti thotë, pasuria e miliarderëve në SHBA u rrit 282 miliardë dollarë, ose 9.5%. Gjatë së njëjtës periudhë, 22 milion amerikanë ngelën të papunë, vuri në dukje raporti.

Shkaku kryesor i rritjes së pasurisë është tregtia e aksioneve përgjatë pandemisë.

Tetë miliarderë iu rrit me mbi 1 miliardë dollarë pasuria këtë periudhë. Ju mund t’i shihni ato më poshtë:

  1. Jeff Bezos, themeluesi dhe kryeshefi ekzekutiv i Amazonës ka parë që pasuria e tij të rritet me 25 miliardë dollarë që nga 15 prilli i vitit 2020.
  2. Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla dhe themeluesi i SpaceX: deri 5 miliardë dollarë.
  3. MacKenzie Bezos, filantrope dhe ish-gruaja e shefit ekzekutiv të Amazon Jeff Bezos: deri 8.6 miliardë dollarë
  4. Eric Yuan, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Zoom: deri në 2.58 miliardë dollarë
  5. Steve Ballmer, pronar i Los Angeles Clippers: deri 2.2 miliardë dollarë
  6. John Albert Sobrato, zhvillues i pasurive të patundshme dhe themelues i Cupertino: deri në 2.07 miliardë dollarë
  7. Joshua Harris, bashkëthemelues i Apollo Global Management dhe investitor i kapitalit privat amerikan: deri në 1.72 miliard dollarë
  8. Rocco Commisso, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Mediacom Communications: deri në 1.09 miliardë dollarë. Scan
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular