BallinaOP EDKush janë të drejtat tona?

Kush janë të drejtat tona?

Nga Dr. Ilir Allkja

E drejta themelore ka të bëjë me lirinë e barazinë ndërmjet njerëzve. Kjo është në nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut; te gjithe njerezit lindin te lire e te barabarte ne dinjitet e ne te drejta.
Dhe kjo mbrohet me ligj në çdo vend të qytetëruar ku sundon ky, ligji pra !

Miq të mij po ju pyes ; a keni të drejtë të ndjeheni të barabartë ?
Pyeteni veten , por mos vazhdoni të gënjeni veten !

Personalisht jam ndjerë i pabarabartë që në fëmijëri , e vazhdoj ta ndjej edhe sot pasi kam kaluar gjysëm shekulli jetë .
Në punën time bëj gjithçka mundem me ndjenjën e përgjegjshmërisë, ndërkohë që në 27 vite punë nuk kam parë ndonjë epror të mbajë përgjegjësi për paudhësitë e veta.
Jam mësuar të përgjigjem për gjithçka duke pretenduar që edhe ata që janë eprorët e mij të kenë të njëjtin standart, por kurrë se kam hasur !
Vetëm e vetëm pse denoncova dobësitë e sistemit të urgjencës mjekësore u lincova publikisht që nga kryeministri i vendit e deri tek shërbëtori i fundit i piramidës .
Ky është i fortë sepse ka pushtetin, madje ka të drejtë që të artikulojë gjithë arsenalin prej malavite ndaj meje, madje shumica e shoqërisë bën sikur beson se personaliteti dhe dinjiteti im përkufizohen nga ky njeri me pushtet!
Unë jam i dobët për arsyen e thjeshtë se në Shqipëri ska drejtësi, sepse gjykatësit i emëroi politika (si askund në botë) ndërsa linçuesit e mij janë të fortë pikërisht sepse drejtësinë e kanë vegël në duart e tyre!
Më listoni një vend të qytetëruar ku një funksionar guxon të dalë të shpifë, të akuzojë madje të kercënojë me zë e figurë një qytetar, një punonjës !
Bastardë ka në të gjithë botën, por nuk guxojnë sepse para ligjit janë të barabartë , madje në qytetërim mediat, shoqëria bëhen palë me më të dobëtin , me më të pambroturin e jo të lëpihen pas të pushtetshmit !

A keni ju miq mundësi reale për të drejtuar ankesa ose vërejtje shefit, drejtorit apo instuticjoneve shtetërore ? Dhe pse? Mos gënjeni veten miq !
Mund ta pësoni keq !

Po të flasim për të drejtat politike, lirinë për të zgjedhur e për t’u zgjedhur , ju psherëtini direkt !
Sepse ju e keni provuar dhjetëra herë tju vijnë partizanët me fletore listash në dorë për t’ju marrë peng votën .
Dhe ju e jepni, e jepni në këmbim të ‘kafshatës së bukës’ sepse me atë frikë jetoni !

Le të mos flasim për të drejtat ekonomike sepse juve ju tatohen edhe presjet pas qindarkave, ndërsa kryeministri i pari nuk paguan asnjë qindarkë këtij shteti, as për piktuarat që shet e as për vilën e tij! Të mos flasim për cifligarët pas tij…

Po për të drejtën e punësimit , çfarë mendoni njerëz ?
A e keni ndjerë dhunën e ryshfetit për të marrë një vend pune apo për t’a mbajtur atë vend ? Po për punësimin e fëmijëve tuaj sa keni vuajtuar, apo i keni degdisur nëpër botë ?
A jeni të barabartë me ata që përveç punës dhe pagës për një funksion, kanë edhe disa punësime në borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera?
Ka nga ata që marrin edhe 4-6 rroga njëherësh, dhe jo rroga si juaja !!
Dhe përse, sepse janë mbi ju, janë ‘më të barabartë se sa Ju’ !

Ja pra njerëz, ideja e barazisë së pretenduar të gjithë njerëzve (e drejta natyrore por edhe hyjnore), nuk vlen vlen për të gjithë!
Dhe pse ?
Sepse Ju, Ne, ‘We Peoples’ presim që barazinë të na garantojnë politikanët, ata që na kanë katandisuar në këtë derexhe !
Ju prisni që shtypësit e të drejtave tuaja të heqin dorë nga vjedhja e lirive të drejtave dhe të pasurive tuaja (tonat) e madje të shkojnë vetë në burg për zullumet e tyre!
Jo të dashur njerëz, lirinë dhe të drejtat nuk do të na i japin kurrë ata që na shtypin, për të na mbajtur pas ‘kafshatës së bukës’ !
Mos e prisni kurrë këtë , nëqoftëse jeni duke e bërë !
Dobësia dhe forca qëndrojnë tek ne dhe nuk ka asnjë justifikim për ne që lejojmë që jetët tona e të pasardhësve tanë të shkojnë llum , vetëm e vetëm që krimbave (pushtetmbajtësve) të mos ju prishet gostia !

Me respekt për lexuesit e mij!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular