BallinaBotaFlet i arratisuri nga Koreja e Veriut: Jam 99% i bindur që...

Flet i arratisuri nga Koreja e Veriut: Jam 99% i bindur që Kim Jong Un ka vdekur

Një i larguar nga Koreja e Veriut është shprehur për mediat se është ” 99 për qind i sigurt” se Kim Jong Un ka humbur jetën. Ji Seong-ho thotë se Pyongyang mund ta japë lajmin e ndarjes së liderit nga jeta këtë fundjavë. Seong-ho u shpreh për agjencinë koreano-jugore të lajmeve Yonhap se e kanë informuar që Kim ka vdekur fundjavën e shkuar pas një operacioni kardiovaskular. Ai thotë gjithashtu se motra e diktatorit, Kim Yo-jong është në radhë për të marrë postin e të vëllait, por shtoi se shteti në fjalë po përballet me një çështje të nderlikuar për momentin. Kim nuk është parë në publik që nga 11 prilli dhe mungesa e tij është bërë shkak për një numër të madh spekullimesh rreth shëndetit të tij. Gjithsesi, Seouli and Uashingtoni i kanë hedhur poshtë pretendimet se diktatori mund të jetë i sëmurë rëndë apo edhe i vdekur. Ndërsa, media e kontrolluar nga shteti në Korenë e Veriut nuk ka dhënë ndonjë provë konkrete deri më tani se lideri i vendit është gjallë, veç letrave të dërguara në emrin e tij. Ji, i cili u zgjodh në parlamentin e Koresë së Jugut më herët gjatë këtij viti, është i fundit mes personave që sugjerojnë se Kim mund të ketë humbur jetën pas një operacioni në zemër. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular