BallinaBotaKush janë vendet e fundit në botë që nuk janë prekur nga...

Kush janë vendet e fundit në botë që nuk janë prekur nga koronavirusi dhe shtetet fituan betejën

Ende ekzistojnë 32 vende dhe territore në të gjithë botën të cilat nuk kanë raportuar asnjë rast të vetëm të koronavirusit të ri.

Shumë janë kombe-ishuj të vegjël, vështirë të arritshëm në Paqësor, të tilla si Nauru, Kiribati dhe Ishujt Solomon.

Të tjerët përfshijnë Komorin, Lesoto dhe Turkmenistan. Disa nga këto kombe janë disa nga shtetet më pak të populluara në botë.

Vetëm për shkak se një komb nuk ka raportuar ndonjë infeksion, nuk do të thotë ama se nuk ka pasur raste. Koreja e Veriut nuk ka raportuar ndonjë rast coronavirus, por kufizohet me Kinën, Rusinë dhe Korenë e Jugut, të cilat kanë raportuar të gjitha nivele të larta infektimi. Shtetet sekrete mbështetet shumë në propagandë dhe i zbulojnë pak botës së jashtme.

Pesë vende thonë se kanë arritur të zhdukin virusin. Këto janë Anguilla, Greenland, ishujt e Karaibeve të St Barts dhe Saint Lucia, dhe Jemen. Secili thotë se nuk kanë ndonjë infeksion aktualisht aktiv dhe nuk kanë raportuar vdekje.

Vende të tjera thonë se ata kanë arritur të ulin në mënyrë dramatike numrin e infeksioneve të reja. Të mërkurën, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi 22 raste të reja në vend, 21 prej tyre vinin nga jashtë. Kjo është një rënie e mprehtë nga qindra dhe madje mijëra raste të reja të përditshme që janë regjistruar deri në fillim të marsit.

Zelanda e Re, e cila ka regjistruar 1.474 raste, ka festuar fitoren ndaj virusit dhe tha se është në rrugën e saj drejt “eliminimit”. Të hënën, ajo raportoi vetëm një rast të ri të virusit dhe ka filluar të relaksojë bllokimin e rreptë. SCAN
Burimi: Sky News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular