BallinaAktualitetKreu i Sindikatës së Fermerëve: Bujqësia nuk është përfshirë në paketat e...

Kreu i Sindikatës së Fermerëve: Bujqësia nuk është përfshirë në paketat e qeverisë, fermerët humbje të mëdha

I ftuar në hapësirën e intervistës në ”Ora News”, kreu i Sindikatës së Fermerëve Eduard Sharka, tha se gjatë kohës së pandemisë sektori i bujqësisë po rezulton më i rëndësishmi dhe se shumë njerëz e kishin harruar rëndësinë e tij.

Eduard Sharka: ”Padyshim sektori i bujqësisë në këtë atmosferën e pandemisë apo edhe post pandmisë, ka qenë sektor i rëndësishëm por  tani del edhe më i rëndësishëm nga sa mendohej, sepse shumë njerëz e kishin harruar rëndësinë e tij. Aktualisht në këtë sektor punohet. Në fillim e pandemisë, që me datën 10 mars kur filloi gjendja e fatkeqësisë natyrore pati një çrregullim të lëvizjeve sepse nuk pati një pronocim që fermerët dhe tregtarët e agro bujqësisë duhet të ishin të lirë që të qarkullonin, por më vonë kjo u rregullua dhe tashmë ka një lëvizshmëri të pranueshme.”

SIpas tij bujqësia nuk është përfshirë në paketat e qeverisë, dhe tregtarët e fermerët kanë humbje të mëdha.

Eduard Sharka: ”Bujqësia nuk është përfshirë në dy paketat që kanë dalë për të kaluar pasojat e krizës së Covid-19, nuk është folur fare për bujqësinë. Aktualisht vendet e tjera, ku Italia jep 2% të GDP për bujqësinë, ka një paketë megjithatë nuk duhet të krahasohemi me të. Kosova ka, në vendet e tjera ka, por në Shqipëri nuk ka. Megjithëse edhe për bujqësinë si çdo sektor tjetër të ekonomisë ka pasur pasoja nga kriza e virusit. Nga data 10-20 mars, fermerët e Myzeqesë që kultivojnë perime në sera, humbën goxha trangull ku me qindra ton u hodhën dhe qindra të tjerë u shitën nën kosto. Është një humbje që vlerësohet në 300 mijë euro, por nëse vlerësohet me çmimin e shitjes mund të jetë te 500 mijë euro. Kemi rënie të çmimit të shitjes produkteve bujqësore sepse edhe tregu në Shqipëri është i mbyllur të premten, të shtunën dhe të dielën. Mbyllen tregjet, supermarketet, gjithçka dhe krijohet një amulli në çmime, kemi një rëie drastike të çmimeve në krahasim me 3 ditët e tjera të javës. Ka një humbje për fermerët dhe tregtarët e produkteve bujqësore.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular