BallinaOP EDShqipëria…..ç’është?

Shqipëria…..ç’është?

Nga Laura Skenderas

Unë dhe ti jetojmë në shtetin e kontradiktave , andaj sot më shumë se kurrë u binda për këtë . Jetojmë në shtetin, që na pëlqen ta quajmë “DEMOKRATIK” , e nuk po u ndalem te etimologjia se natyrisht do të humbisja kohe, ose të paktën këtë përcakton Preambula e Kushtetutës sonë, apo kam unë ide të gabuar? E ke edhe ti? Epo gjeje cfarë, në shtetin tonë distopik , edhe e shumëkërkuara demokraci , mund të jetë thjesht ëndërr, iluzion , utopi, ku i dihet , mbase… të gjitha, por unë di që të paktën ligji më i lartë i vendit këtë siguron. E në qofsha e gabuar të më falni , se sikundër iu thashë, jetojmë në shtetin e kontradiktave. E u desh ky vit, kjo pandemi që  pushtoi botën që të bindesha… Jetojmë në shtetin e kontradiktave ku ligji më i lartë i vendit shkelet me të dyja këmbët nga pushtetarë e të papushtetshëm që e shohin Kushtetutën si lodër, si mjet në  dorën e dikujt për të përmbushur ambiciet , endrrat , dëshirat dhe epshin personal për pushtet, kontroll , tirani . E fundja pse jo , sepse këtyre pushtetarëve u ra për pjesë një popull si ne , që gjysme-shekulli komunizëm i morën vlerat njerëzore, e shtypen , e perulun , e shtynë ,e pasi i morën edhe pikën e fundit të gjakut, e lanë në duart e bijve të tyre që as më pak e as më shumë janë të njollosur më gjakun e derdhur nga duart e baballareve të tyre të kuqë .

Të më ndjeni , të nderuar , nuk kam asgjë më pushtetarët , asgje personale. Thjesht dua tu them se sa shtet kontradiktor jemi .  Pra, sikurse po u thoja, një ligj i joni që për nga vlera është maja e hierarkisë, por praktika tregon, se është thjesht mjeti për të arritur qëllimin e disa të zgjedhurve (Ah!Sikur ta dinte Kelzeni , do na kishte kthyer si popull në epokën  Paleolitike), na garanton në nenin e parë të tij  një republikë Parlamentare . Mrekulli ! E kuptuat tani pse na u tha që jemi në standardet e Gjermanisë e madje pakez më mirë ?  Po më thoni pak , mos rastësisht ndokush i ka parë deputetët, të zgjedhurit tanë, zërin tonë në Kuvend ? Apo thjesht e kam unë shikimin të turbullt? Sepse në optikën time, të nderuar, shoh një mazhorancë , me shumicën parlamentare , me prirjen për ta kthyer shtetin pas në histori , në monizmin e dikurshëm , kur buka e qumështi jepëshin më racion, kur spiuni  dhe servili ishin  paria e kombit ,  e kur burgu , tortura e internimi ishin udhetime qejfi. Edhe po , mezi e kam pritur ditën kur do i drejtoheshim sërishmi njëri-tjetrit me “shoku /shoqe “ , ja pra dalë – ngadalë poi a arrijmë ditës së shumëpritur. Edhe përkrahë saj, shoh një opozitë boshe, me njërëz injorante, të pashkollë, më deputete analfabetë, me përfaqësues që më vjen turp t’i quaj “përfaqësues të popullit tim “ .

E  , jo vetëm kaq, po si shtet kontradikte,  që ta dini ai libri që iu fola më parë, na garanton edhe sistemin e zgjedhjeve të lira  e të barabarta, të cilat për fatin tonë të mirë po afrojnë. E gjitha kjo ngjan si një mise en scene , ku ne ,kukullat e sistemit na thuhen nje mal me premtime e dokrra ,  e domosdo, varferia , papunesia, lodhja , endrrat e shpresa , na shtyjne ti besojmë, e të shkojmë radhazi të votojmë, kjo sa për formalitet , ngase në planin tjetër, leku , miku , blerja e  votave dhe kërcenimet per vende pune , të bindin në sistemin zgjedhor, ku fituesi zgjidhet nga populli… Endërr e bukur apo jo ?

E ja sërisht jemi shteti i kontradiktës. E natyrisht ju në këtë pjesë do më fajësoni se po ankohem kot , kur dihet se sovraniteti i takon popullit. Epo të më falni mua, a ju duket Sovran një shtet ku ekzekutivi merr vendime, nxjerr vkm, harton ligje në thelb antikushtetuese në kushtet e mungesës së Gjykatës Kushtetuese? Ngase mua më duket abuzim, edhe po aq prirje për diktaturë ,le që harrova , edhe në komunizëm sovranitetin populli e kishte, kështu që jemi në rrugë të mbarë edhe të begatë.

Jetojmë në shtetin ku të gjitha kafshët janë të barabarta, vetëm se disa janë më të barabarta se të tjerat, fundja ketë na garanton Neni 18 i Kushtetutës , edhe unë jam dakord me të . Fundja Orwell kishte të drejtë , barazia  është themeli i këtij shteti, ku i pasuri trajtohet si i  dërguar i Zotit, ndërsa i varfri zvarritet dyerve të institucioneve në kërkim të një firme, e pasi pret gjithë jetën Godonë, vdes me pritje edhe ëndrra. Po, po, në këtë shtet jetojmë ku liritë e të drejtat na shkelen me të dyja këmbët . E Neni 17 i Kushtetutës do thoni ju? Kush po pyet për të? Kush do tia dijë se të kufizosh lirinë të duhet ligj, për të mbrojtur të drejtat,e në cdo rast duhet të jetë proporcional , të mos cënojë thelbin e të jetë në përputhje më kufizimet e KEDNJ ? E dini përgjigjen , besoj … Askush , pikërisht!

Jetojmë në shtetin ku secili ka të drejtën e shprehjes , megjithatë nëse ndodh që dashur padashur të cënosh punën  e palodhur të ekzekutivit  me deklaratat e tua, po propagandon dhe ju e dini cndodh me propaganduesit , kjo ështe blasfemi dhe si e tille duhet të dënohet, kështu që le t’i mbushim burgjet plot me fajtorë dhe të pafajshëm , sepse mundemi. Mundemi në një shtet ku pushtet janë të ndara në letër , ndërsa  në të vërtëtë këmi një eksekuztiv që është legjislativ edhe gjyqësor njëherazi.

Ne jëtojmë në një shtet  kontradiktash kur e sheh se liria jote e informimit cënohet kur 24 orëshi yt mbyllet me lajka e servilizma te cdo medie nga gazetarë të paguar  që i thurin lavde udhëheqësve , shpëtimtarëve të kombit . Kur interesi i ditës është kënga e Tayna, zenka e Stresit, mbjellja e pemëve, përaqfimi i fëmijeve  ndaj drejtuesve e një mal më informacione të panevojshme, nderkohë që cfarë na fshihet? E VERTETA! Ne na cënojnë të drejtat, na i mohojnë tërësisht dhe media hesht ! Apel për ju ! Informoni popullin mbi cfarë duhet , mbi lojerat e shahut të ndyra që luhen në tavolinen më emrin politikë në kurriz të të drejtave tona! Askujt nuk i interson cmimi i cantës së Aurela Hoxhes , kur nuk ka ushqim në tryezë!

Ju e dini se askush nuk mund t’iu dhunojë, tiu bëjë subjekt të trajtimeve cnjerezore dhe torturës , sepse fundja këtë iua garanton Neni  25 i Kushtetutës, megjitahtë këshilla ime është ,mos kaloni në rajonet e policisë, se askush nuk do ua kursejë një shkop , mos iu bashkoni  protestave , mos kërkoni as liritë tuaja, se askush nuk pyet  tua kurseje dhunën.  E nëse ndodh të jeni më pak fat për të siguruar dopak të ardhura në tryezën tuaj, qofte edhe me pune “në të zezë” , e keni zgjidhjen e re, tregoni kush u ka dhënë ato pak të ardhura të fitoni ca lek tani nga gjendja e të humbisni punën pastaj , ngjan gjeniale, perëndimi do e kishte zili .

Pastaj të mos flasim  për paprekshmërinë e banesës suaj, ngase që sot nga një VKM në kundërshtim të hapur me Kushtetutën , nuk do e gezoni më . Dhe po, keni të drejtë, kjo quhet shfrytëzim situate. C’them edhe unë ! Ketë e humbëm që me ligjin për OFL –të, kështu që mos u shqetësoni për këto cënimë të paprecëdenta që po na bëhen , më shumë interes ka koncerti i radhës i Mlumës fundja.

Të më ndjeni, që shoh kontradiktë kudo. Ti sikurse unë ke të drejtë të lëvizësh lirisht, të zgjedhësh lirisht vendbanimin , por jo , së pari të duhet leje, edhe nje mal procedurash , plotesoji, pastaj realizo të drejtën tënde. Ti ke pronë, shumicës ia dha 7501, të tjerëve  “Legalizimi” , megjithatë , nesër , pasnesër, i teket pushtetit pupullor të ta marrë, se ka interes pubilk e ne këmbim të të japë ca monedha për bamirësi që të dregojë se më ty është shtet i drejtë e ligjor. E kur të të vijë mundësia për shkollë, të siguroj të gjesh ca miq ose t’i dejtohesh bankës ndryshe nuk do ia dalësh, edhe të kujtoj se ti kë të drejtën për arsim sikursë cdokush prej nesh.

E ja ,në këtë shtet kontradiktash jetojmë ne, ku  jeta vihet në peshore, buka matet me gramaturë, qumshti është radhe pritje, e drejta është privilegj i oligarkisë , sovraniteti i popullit është ëndërr, fjala e lirë është krim , të kesh ëndrra është utopi  e demokracia është vite dritë larg.

Po ja që sot, për kontradiktën tonë , pavarësisht se është 2020, bota e ne me të po vuajme , qeveritareve iu teket të luajnë balet me fatin  tonë. Kuptojeni , ju shpëtimtarët e kombit, ju që luani me të drejtat tona, KUSHTETUTA NUK ËSHTË MJET I JUAJI, Kushtetuta është e shenjët po aq sa Bibla e Kurani , Kushtetuta është ajo që mban gjallë popujt ! Të drejat tona nuk janë objektiva socialë, ne nuk jemi kavie laboratori , Shqipëria nuk është fusha juaj e shahut! Shqiperia është atdheu ynë, ju jeni atje sepse ne iua dhamë ketë të drejtë , e po në mund tua mohojmë, jo e anasjellta! Të drejat janë tonat  dhe askush nuk na i shkel sikurse do , pa shkaqe të ligjshme! Kushteuta është e jona , është fryma e një kombi, mos e shkelni edhe atë, mos e bëni pjesë të pazareve tuaja të ulëta! Mos e prekni Shqipërinë! Mos na ktheni rrotën e historisë mbrapa në komunizëm sepse mundet tu marrë me vete !

E sot, me vjen keq që në këtë gjendje më duhet ta mbyll këtë shkrim me vargjet e Pashko Vasës që edhe pse të shkruara më vitë larg, janë kaq aktuale , në Shqipqrinë tonë të kontradiktës :

Por sotShqypnipa m‘thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambete shklet”

E tani të më falni, se pas kësaj , mund të më presë një udhëtim i këndshëm në qeli, se ju e dini , fjalën e kemi të lirë….

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular