BallinaAktualitetJa sa rrezikojnë ata që ndryshojnë karakteristikat e makinës pa marrë më...

Ja sa rrezikojnë ata që ndryshojnë karakteristikat e makinës pa marrë më parë autorizim

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton të gjithë drejtuesit e automjeteve që duke nisur nga dita e djeshme, 4 maj, ka nisur aplikimi gjobave për të gjithë ata që bëjnë ndryshim të karakteristikave të mjeteve të tyre.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Nga data 04.05.2020, DPSHTRR do të aplikojë masa administrative për të gjithë ata zotërues mjetesh që bëjnë ndryshime të karakteristikave konstruktive/funksionale të mjetit pa marrë fillimisht Autorizimin për ndërhyrje nga DPSHTRR (në zbatim të pikës 4, neni 78 i ligjit nr. 8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar)!

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 10,000 Lekë
të ngjyrës
kutisë së shpejtësisë
të tjera me procedurë të lehtësuar

Masat administrative për ndryshime pa autorizim: 20,000 Lekë
të motorit
të shtimit të sistemit alternativ të ushqimit (impiantit të gazit)
të karrocerisë
të tjera me procedurë normale

Vetëdeklaro kërkesën për të kryer një ndryshim konstruktiv/funksional në mjet: https://www.dpshtrr.al/…/vetedeklaro-kerkesen-te-kryer-nje-…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular