BallinaKronikeDhunoi gruan dhe vajzën në banesë, arrestohet, i sekuestrohen dhe armë

Dhunoi gruan dhe vajzën në banesë, arrestohet, i sekuestrohen dhe armë

Nuk ndalet dhuna në familje. Policia e Kurbinit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. J., banues në fshatin Shullaz, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, në banesë.

Policia, me marrjen e njoftimit, ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ka vënë në pranga autorin.

Gjatë kontrollit të ushtuar në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik me 3 krehra dhe 1080 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit Xh. J., për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular