BallinaAktualitetNjë shqiptar në Gjermani humb jetën nga koronavirusi

Një shqiptar në Gjermani humb jetën nga koronavirusi

Një shqiptar ka humbur jetën në Gjermani I prekur prej koronavirusit. Ai quhet Myshur Shabani dhe është nga fshati Gadisht i Gjilanit në Kosovë. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunsë së Gjilanit, Lutfi Haziri, në rrjetet sociale.

“Dita e 55, – shkruan Haziri duke iu referuar epidemisë, me një lajm të trishtë për Gjilanin.

Me pikëllim të thellë, ju njoftoj se ka ndërruar jetë bashkëqytetari ynë në Gjermani, Myshyr Shabani, nga fshati Gadish, i cili kishte dalë pozitiv me Covid-19

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, fshatit dhe të gjithë qytetarëve.

Lajmi i mirë është se kemi filluar me lehtësimet në ekonomi, përkatësisht me lejimin e operimit të bizneseve të vogla në qytet, por lajmi i keq është që të njejtat biznese janë ndaluar të operojnë në qendrat tregtare.

Sa i përket situatës në përgjithësi, mund të konstatojmë se është e qetë dhe s’ka arsye për kurrfarë paniku. Por, apeloj që të vazhdojmë të qarkullojmë në qytet në bazë të orarit të lejuar, duke i ndërmarrë masat preventive.

Si? e kam paralajmëruar ditë më parë, Gjilani do të bëhet komuna e parë që e ul infeksionin në pikën zero!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular