BallinaAktualitet"Sundim i ligjit, luftë kundër krimit dhe korrupsionit"/Basha: Integrimi varet nga 15...

“Sundim i ligjit, luftë kundër krimit dhe korrupsionit”/Basha: Integrimi varet nga 15 kushtet …

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpërndau një postim të Kryetares së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për prioritetet kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor:

Sundim i ligjit, vlera demokratike, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Duke shprehur mirënjohjen për ndihmën e Bashkimit Europian kundër COVID 2019 dhe për solidaritetin për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë, Basha theksoi rëndësinë që kanë për vendin zbatimi i prioriteteve kyçe të Samitit të Zagrebit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

‘Gjatë Samitit të EPP në Zagreb rikonfirmova angazhimin e PD për procesin jetik të integrimit europian dhe udhërrëfyesit të qartë prej 15 kushtesh. E ardhmja jonë europiane varet nga zbatimi i këtyre kushteve’- u shpreh kreu i opozitës. Qëllimi kryesor i PD dhe i opozitës në Shqipëri janë zgjedhjet e lira e të ndershme, të pandikuara nga korrupsioni dhe krimi i organizuar me mbështetjen e qeverisë aktuale.

Për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e lirisë së medias foli dje pas Samitit të Zagrebit edhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Bashkimi Europian theksoi perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për nisjen e negociatave me Shqipërinë nuk ka caktuar asnjë datë, derisa Shqipëria të ketë përmbushur 15 kushtet e përmendura nga kreu i opozitës, përfshirë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme,dënimin e krimeve zgjedhore në çdo nivel të qeverisjes, ndëshkimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular