BallinaAktualitetTragjedia në Berat, bllokohen në një pus, vdesin 3 anëtarë të një...

Tragjedia në Berat, bllokohen në një pus, vdesin 3 anëtarë të një familjeje

Një ngjarje e rënde raportohet se ka ndodhur sot në Berat, ku 3 persona, lidhje gjaku me njëri tjetrin u bllokuan në një pus dhe fatkeqësisht humbën jetën.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dushnik.

Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për anëtarë të një familjeje, Gentian Golashi, Neim Hoxha si dhe Kamber Hoxha.

Gjithçka ndodhi pasi më i moshuari, 77-vjeçari Kamber Hoxha kishte hyrë në pusin e shtëpisë së tij për ta pastruar, pasi prej vitesh ishte i bllokuar. Por në pamundësi për të dalë prej aty, ka ndërhyrë Gentjani, dhe më pas Neimi. Por dy prej tyre kanë dalë të vdekur nga pusi, ndërsa Neimi, në gjendje kome, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular