BallinaAktualitetVdekja e 3 familjarëve në Berat, reagon policia e Beratit: Si ndodhi...

Vdekja e 3 familjarëve në Berat, reagon policia e Beratit: Si ndodhi ngjarja

Policia e Beratit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Dushnik, ku humbi jetën një 75-vjeçar dhe dy nipat e tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30. Gazetarja Eneida Petova raportoi për ‘BalkanWeb’ se 3 anëtar të një familje u bllokuan në pus, ndërsa për pasojë humbën jetën Kamber Hoxha, 75 vjeç, Neim Hoxha, 46 vjeç si dhe Gentjan Golashi, 45 vjeç (Njëri prej viktimave Kambeberin e kishte xhaxha, e tjetri daje).

NJOFTIMI I POLICISË

Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular