BallinaAktualitetLëvizja në fundjavë/Kjo do të jetë e shtuna dhe e diela e...

Lëvizja në fundjavë/Kjo do të jetë e shtuna dhe e diela e fundit…

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajmë të mirë sa i përket lëvizjes në fundjavë.

Me një shënim në facebook, Rama tha se kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç, në rast se situata me numrin e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital, vijon të jetë e stabilizuar.

Ndërkohë, për nesër dhe pasnesër, sikurse edhe në fundjavat e shkuara, do të vijojë i njëjti orar dalje, ku deri në orën 09.30 do të lejohen të dalin vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç

Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç“, tha Rama.

Zonat e kuqe dhe zonat jeshile ne Shqiperi

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular