BallinaKryesoreAnaliza/Veliaj, maska e punëve të pista të Ramës

Analiza/Veliaj, maska e punëve të pista të Ramës

ërditë e më shumë po bëhet e qartë se Erion Veliaj shërben si rrufepritëse e punëve të pista të Edi Ramës. Sa herë kryeministri gjuhet më baltë, kryebashkiaku nxjer kokën përpara për ta marrë ai njollën në fytyrë.

Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë kur Rama ka zgjedhur një tjetër manovër për vazhduar planin e vjetër të shembjes së Teatrit Kombëtar duke e kaluar atë në pronësi të bashkisë së Tiranës. “Lali” jo vetëm që ka marrë mbi shpatulla detyrën, por po sakrifikohet edhe duke bërë mbrojtjen publike të këtij akti. Ai po replikon me presidentin, me aktorët që i quan të opozitës dhe po mbron me mish e me shpirt rrënimin e kësaj pasurie të historisë sonë.

Në fakt, gjithkush e di se Veliaj nuk ka asnjë lidhje me këtë veprim. Ai fillimisht ka qenë kundër kësaj nisme dhe në rrethe të ngushta thoshte se kjo është një cmenduri. Rama e ka nisur këtë plan që në 1998, kur ende Veliaj as nuk kishte dështuar me “Mjaft”, as nuk ishte fëlliqur me 12 mijë votat e G99. Pra të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ai po shërben si maskë e shefit.

Dhe kjo nuk është një gjë e re.

Ai të njëjtën gjë ka bërë duke vendosur në mënyrë absurde tek parku i liqenit memorialin e “viktimave të grushtit të shtetit”, që Ramës i ishte kërkuar nga Erdogani. Të gjithë e dinë që kryebashkiaku nuk ka asnjë lidhje me autokratin turk e megjithëatë ai e mori përsipër këtë njollë publikisht duke ngritur në park monumentin dhe duke emëruar rrugën 15 korriku.

Të njëjtin rol mori përsipër ai edhe në komunikimin për unazën e Re, pasi Ramës i shpërtheu skandali i tenderit me dokumenta të fallcifikuara.  Veliaj bëri cmos për ta tërhequr urrejtjen rreth vetes duke përdorur fyerje raciste ndaj atyre që kishin zbritur si zaptues në Tironë.

Por, skena më e neveritshme e bythlëpirjes është ajo kur Rama e degjeneroi në sy të kamerave pasi e urdhëroi të lyente shkallën e një pallati që në ora 4 të mëngjesit. Si një njeri me stomak të fortë Erioni e kapërdiu ofendimin, madje më pas doli dhe dha edhe intervistë tek Luana Vjollca se Kryeministri se kishte pasur me të por me administratrorin e asaj godine.

Raste të tilla ka pa fund dhe enumeracioni i tyre nuk shton asnjë gjë në portretin tashmë të skalitur të kryebashkiakut.

Por pyetja që shtrohet është pse e bën ai këtë?

Përgjigjja e atypëratyeshme është se ai synon vendin e Edi Ramës. Dhe mënyra më e mirë për ta arritur atë në partinë socialiste është servilosja ndaj shefit. Në këtë kuptim Veliaj po ndjek rrugën e atij, të cilit në fund do ti ngulë thikën.

Ai jo vetëm ka kopjuar trajektoren e Ramës duke filluar me bashkinë e Tiranës dhe pushtetin financiar multimilionësh që buron prej saj, por po adopton edhe sjelljen e tij. Rama e bëri përpara jo vetëm duke iu servilosur Nanos dhe Metës, por imagjinoni, edhe Pandi Majkos ato kohë që qe kryeministër. Të gjithë e mbajnë mend si qe pro Majkos dhe pastaj e lëshoi sa humbi kongresin kundër Nanos. Të gjithë e kujtojnë si u reshtua pro kryeministrit Meta duke u tallur me të papunin Robert Camcakizi, të cilit pastaj iu ngjit si camcakiz me lule në duar në Korfuz për ti kërkuar falje. Të gjithë e kujtojnë si garoi me Nanon në sfidën për kreun e PS duke iu lutur socialistëve që e linin jashtë dyerve: ‘Unë nuk jam një axhami”.

Dhe pas shtatë vitesh mundime Rama kapi kreun e PS-së.

Këtë rrugë po ndjek edhe Veliaj, i bindur se për të bërë karrierrë në këtë parti, nuk ka rëndësi të jesh i besueshëm për publikun. Më e frytshme është të shërbesh si leckë për shefin. Prandaj dhe “Lali” po bën rrufepritsen e baltës që hidhet mbi Ramën. Ai synon vendin e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular