BallinaAktualitetSot liri-dalje për pensionistët dhe prindërit me fëmijë, nesër hyjnë fuqi masa...

Sot liri-dalje për pensionistët dhe prindërit me fëmijë, nesër hyjnë fuqi masa të tjera lehtësuese

Kjo e dielë si një javë më parë është vetëm për pesnionistët dhe për prindërit me fëmijë deri në moshën 14 vjeç. Për pensionistët liridalja është deri në orën 10:00, ndërsa për  prindërit dhe fëmijët nën 14 vjeç do të kenë mundësi të lëvizin nga ora 11:00 paradite deri në 17:30 të pasdites.

Aktivitetet e tjera dhe qarkullimi për pjesën tjetër të qytetarëve këtë të dielë nuk lejohet

Nga e hëna fillon një tjetër lehtësim i masave ndaj koronavirusit, nesër rifillojnë aktivitetin e tyre parukeritë, berberët, klinikat dentare dhe dyqanet në qendrat tregtare, por duke ruajtur distancimin social dhe me vetëm 1 klient apo pacient në radhë.

Ndërkohë pritet që zone e kuqe pas 11 majit do të jenë vetëm bashkitë  me të infektuar si Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Kurbin, Krujë, dhe në këto zona do të jetë në fuqi i njëjti regjim oraresh, ndërsa në zonat e gjelbërta qarkullimi shtrihet deri në orën 21:00.

Deri më tani numri i të prekurve në vendin tonë është 856 persona, ndërsa 31 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular