BallinaAktualitetDekreti i qeverisë italiane, cilët emigrantë të parregullt përfitojnë nga leje-qëndrimi

Dekreti i qeverisë italiane, cilët emigrantë të parregullt përfitojnë nga leje-qëndrimi

Pas disa ditë debatesh me forcave të aleancës qeverisëse, qeveria Conte ka aprovuar dekretin e ri për pajisjen me leje të rregullta qëndrimi e punësimin e emigrantëve klandestinë në Itali Ku dekret është përfshirë në planin ekonomik prej 55 miliardë euro që qeveria Conte vë në dispozicion për rimëkëmbjen e vendit në këtë fazë të dytë të bashkëjetesës me virusi,

Llogaritet që numri i emigrantëve të parregullt në Itali, aktualisht është rreth 600 mijë por do të përfitojnë nga kjo e drejtë një numër më i reduktuar e në mënyrë specifike emigrantët e parregullt që do të kërkojnë të punësohen në sektorin bujqësor, zeoteknik, blegtori, peshkim, në kujdestarinë shtëpiake e në asistencën për të moshuarit. Preferencë do të kenë ata emigrantë që dhe më parë kanë punuar në të zezë në këto sektorë.

Do të përjashtohen nga e drejta për të punësuar ata pronarë të përfshirë më parë në procese ligjore të lidhura me aktivitetin e trafikut të qenieve njerëzore, shfrytëzimin në punë të emigrantëve të paligjshëm apo të përfshirë në trafik prostitucioni.

Gjithashtu nuk do të kenë të drejtë të prezantoj kërkesën për të marrë leje të rregullt qëndrimi emigrantë të dënuar për vepra të ndryshme penale nga drejtësia italiane,

“Ky dekret do të garantoj dinjitetin njerëzor, do të luftoj punësimin në të zezë, do të favorizoj legalitetin, e do t’i përgjigjet kërkesës së sistemit të punësimit në disa sektorë të ekonomisë si në bujqësisë, në kujdesin shtëpiak e në asistencën për të moshuarit” – ka deklaruar ministrja italiane e Bujqësisë Teresa Bellanova.

Cilët emigrantë të parregullt përfitojnë?

Nga ky dekret përfitojnë të gjithë ata emigrantë që janë skeduar nga autoritetet italiane deri më 8 mars 2020 e jo ata që kanë mbërritur në Itali pas kësaj date.

Mund të aplikojnë për leje të rregullt qëndrimi ata emigrantë që kanë një leje qëndrimi të skaduar nga datat 31 tetor 2019 deri më 31 janar 2020 e nuk kanë mundur ta rinovojnë. Atyre që u ka skaduar pas datës 31 janar 2020 në bazë të dekretit qeveritar për përballimin e pandemisë u është rinovuar automatikisht deri më 31 gusht 2020.

Mund të aplikojnë për të marrë leje qëndrimi punësimi, ata emigrantët që dëshmojnë se gjatë vitit 2019 kanë pasur një kontratë pune në një nga sektorët e mësipërm pra në bujqësi, blegtori, zooteknikë, peshkim , kujdes shtëpiak e asistencë të moshuarish.

Pronarët që vazhdojnë të punësojnë emigrantët të parregullt do t’u dyfishohet gjobat e masat administrative.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular