BallinaKronikeEMRI-FOTO/I zhdukur nga banesa prej 8 ditësh, familjarët akuza policisë

EMRI-FOTO/I zhdukur nga banesa prej 8 ditësh, familjarët akuza policisë

Prej 8 ditësh, një 63-vjeçar rezulton të jetë i zhdukur në fshatin Rreth-Kalë të njësisë administrative Muhurr në Dibër.

Sipas familjarëve, dyshohet që Sefedin Lleshi të jetë mbytur në lumin Drin. Ata thonë se 63-vjeçari ka qenë duke kaluar lumin me kalë në datën 5 Maj. Pas disa orësh, kali u kthye i përgjakur dhe i lagur, ndërsa nuk kishte asnjë shenjë nga Sefedin Lleshi.

Familjarët kanë bërë denoncim në Policinë e Dibrës për të nisur kërkimet, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.

Të afërmit shprehen se uniformat blu nisën kërkimet pas denoncimit, por më pas u ndërprenë. Në ndihmë të tyre shkuan edhe banorë të zonës. Ata mundën të gjenin vetëm xhaketën e 63-vjeçarit. Familjarët bëjnë apel që të rifillojnë kërkimet për gjetjen e trupit, duke kërkuar ndërhyrjen e polumbarëve të forcave RENEA.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular