BallinaAktualitetSondazhi i IDM. Vurmo: Shqiptarët nuk besojnë më tek qeverisja

Sondazhi i IDM. Vurmo: Shqiptarët nuk besojnë më tek qeverisja

Gjergji Vurmo, drejtor programi IDM ka komentuar në “Abc-ja e mëngjesit”, sondazhin e realizuar së fundmi. Sondazhi “Besimi në qeverisje 2019”, doli në përfudimin se shqiptarët besojnë më shumë në institucionet fetare.

“Është viti i 7 dhe kryhet çdo vit një sondazh i tillë nga IDM. Viti i shkuar ka shënuar një rënie të lehtë përfshirë edhe institucionet fetare. Megjithatë institucioni fetar mbetet më i besuari për shqiptarë prej të paktën 4 vitesh. Nuk di ta shpjegoj konkretisht, ka disa mënyra mund të ofrohet një lloj shpjegimi, përfshirë edhe atë pjesën spiruale të njerëzve, sidomos në situata të vështira. Politika së bashku me institucionet e drejtësisë ka qenë qenë në fund të renditjes, sa i përket besimit të publikut”, ka thënë ai.

Vurmo shpjegon më tej se që prej vitit 2017 ka trendi i besimit publik tek qeverisja ka qenë në rënie.

“Nga viti 2017 dhe në vazhdim trendi i besimit publik tek qeverisja dhe mbështetja e disa institucioneve, kryesisht të ekzekutivit është në trend rënës. Kjo është shumë shqetësuese, duhet ta marrin si një kambanë alarmi, të paktën për ata që janë në qeveri. Ashtu siç janë gjetje të tjera kambana alarmi për institucione të tjera që po zhvillohen në Shqipëri”, deklaroi ai.

Ndërkohë sa i takon Reformës në Drejtësi sipas sondazhit, 52.7% e shqiptarëve besojnë ende, por 31.5% nuk beson më. Vurmo shpjegon se ende më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë pritshmëri sa i përket Reformës në Drejtësi. Por nga ana tjetër, ata të cilët mendojnë se reforma po zbatohet në mënyrë korrekte ka një rënie, nga 46% që ka qenë në 2016, në rreth 31-32 % në 2019.

“Lidhur me Reformën në Drejtësisë që në vitin 2016, ne kemi futur dy pyetje standarde. Njëra të masë pritshmëritë pozitive nga reforma dhe tjetra që merr nga shqiptarët gjykimin e tyre sa i përket zbatimit korrekt. Lidhur me të dy elementët vërehet një trend rënës. Gjithsesi, ende më shumë se gjysma e shqiptarëve kanë pritshmëri sa i përket reformës në Drejtësi. Por nga ana tjetër, ata të cilët mendojnë se reforma po zbatohet në mënyrë korrekte ka një rënie, nga 46% që ka qenë në 2016, në rreth 31-32 % në 2019. Lidhur me këtë të dytën se është bërë shpesh edhe objekt diskutimi. Vetë fakti se që në krye të herës në vitin 2016, përqindja e shqiptarëve të cilët ishin skeptikë ndaj zbatimit korrekt të reformës ishte e ulët dhe për këtë nuk mund ti fajësojmë. Pas shumë vitesh tranzicioni ata kanë të drejtë të ndihen skeptikë ndaj zbatimit korrekt për një reformë të caktuar. Fakti që kjo përqindje ka vazhduar të vijë në rënie do të thoja se është një kambanë alarmi për ata të cilët e zbatojnë”, u shreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular