BallinaOP EDLiria është ndjesi

Liria është ndjesi

Nga Kristina Balliu

Liria është ndjesi. Është nga ato ndjesitë jo metafizike, por e prekshme, e përjetueshme. Secili nga ne, në planin individual, e percepton në mënyra të ndryshme. Populli ka vetëm një rrugë për t’u ndjerë i lirë. Të reagojë, jo të frymojë ! Në një episod nga “Odysseus“ Lion Feuchtwanger hodhi idenë që detarët, të magjepsur nga Circja dhe të kthyer në derra, iu ngazëllyen kësaj gjendjes së tyre të re dhe u bënë qëndresë, me dëshpërim, përpjekjeve të Odisesë për ta prishur magjinë dhe për t’i kthyer sërish ashtu si ishin më parë. Ky episod ishte gjëja e parë që më erdhi në mendje duke e paralelizuar me ditët që po jetojmë. “Të magjepsur” nga lezivja e kontrolluar,nga leja për dalje,nga terrori dhe gjobat, qendruam në shtëpi duke lehtësuar “punën” për deformimin e Kushtetutës, rrënimin e ekonomisë e rritjen e tenderave korruptiv.
“Të magjepsur” nga kujdesi maksimal i “Heroit” pritëm pagat e luftës, të cilat nuk i merituam për 1001 “arsye”. Pritëm lehtësime në marrjen e kredive, por gjetëm vështirësinë dhe burokracinë.
“Të magjepsur “ pritëm dhe lajmin për daljen nga Konventa Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut. Po në këtë gjendje pritëm dhe lajmin për kthimin e Teatrit Kombëtar pronë të Bashkisë Tiranë. “Të magjepsur” nga diktatura moderne refuzojmë të ngrihemi për Liri!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular