BallinaKronikePlas sherri mes kushërinjve, rrihen dhe i vënë zjarrin një biznesi, policia...

Plas sherri mes kushërinjve, rrihen dhe i vënë zjarrin një biznesi, policia jep detajet

Kercet sherri mes kusherinjve ne Durres. Policia ka vene ne pranga dy kusherinj dhe ka proceduar dy vellezer, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

“Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V”- njofton policia.

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa familjarëve, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

Sh. V., 40 vjeç dhe D. V., 29 vjeç, banues në Krujë (kushërinj).

Si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

N. V., 69 vjeç dhe S. V., 66 vjeç, banues në Krujë (vëllezër).

Këta shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit dhe pas konfliktit shtetasi Sh. V. i ka vënë zjarrin një baze ushqimore për blegtorinë, në pronësi të xhaxhait të tij, shtetasit S. V.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular