BallinaAktualitetFOTOT/Skandali, gjoba Bashës dhe qytetarëve, por POLICIA "ia kërcet"' mbledhjeve në sallë...

FOTOT/Skandali, gjoba Bashës dhe qytetarëve, por POLICIA “ia kërcet”‘ mbledhjeve në sallë të mbyllur

Në një kohë kur qytetarët e thjeshtë po gjobiten sepse nuk respektojnë rregullat e vendosura nga qeveria në lidhje me distancimin social apo grumbullimet, Policia e Shtetit merr pjesë në mbledhje në salla të mbyllura, ku njerëzit qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin.

Në Tropojë është zhvilluar një mbledhje ku kanë marrë pjesë kryepleqtë e fshatrave, Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana, Drejtori i Policisë së qarkut Kukës dhe shefi i komisariatit të Policisë së Tropojës.

Pa respektuar aspak distancimin social, pa maska dhe doreza dhe në një sallë të mbushur plot ku qytetarët ishin të ulur ngjitur me njëri tjetrin, kjo mbledhje u zhvillua pa asnjë shqetësim, pasi aty merrnin vetë shefat e policisë, të cilët japin mendje për të tjerët, ndërsa vetë thua janë të mbrojtur nga virusi.

Vetëm ditën e djeshme kreu i PD Lulzim Basha dhe disa nga aktorët e Teatrit Kombëtar u gjobitën sepse u mblodhën për të ruajtur nga shembja godinën, ndërsa mijëra qytetarë të tjerë janë gjobitur dhe arrestuar se kanë dalë vetëm pak minuta me vonesë nga orari i lejuar për të blerë ushqime apo ilaçe.

Dikush duhet të marrë masa për këtë mbledhje të zhvilluar në kundërshtim me rregullat në kohë pandemie, ku pjesë e saj ishin edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Policisë së Tropojës.

“Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë” duket se është motoja e këtyre zyrtarëve, të cilët janë vënë në ato pozita për të respektuar ligjet, ligje të cilat po i shkelin vetë me të dyja këmbët. NEWSBOMB

55.PNG44.PNG11.PNG77.PNG33.PNG

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular