BallinaKronikeDETAJET/Goditi zyrtarët e bashkisë, kundërshtoi policët, arrestohet 40-vjeçar

DETAJET/Goditi zyrtarët e bashkisë, kundërshtoi policët, arrestohet 40-vjeçar

Goditi dhe kanosi për shkak të detyrës dy zyrtarë të Bashkisë Kolonjë, si edhe kundërshtoi punonjësit e policisë së rendit, arrestohet në flagrancë nga policia autori i dyshuar i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur ne Erseke dhe sipas policise ne pranga eshte vene shtetasi me iniciale  O. M., 40 vjeç, banues në Ersekë, (i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit).

NJOFTIMI 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• O. M., 40 vjeç, banues në Ersekë, (i dënuar më parë për vepra penale të kryera në fushën e krimeve kundër jetës dhe shëndetit të personit).

Arrestimi i tij u bë pasi shtetasi i mësipërm në ambientet e Bashkisë Kolonjë, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur dhe goditur për shkak të detyrës shtetasit E. H., me detyrë Drejtor Kabineti dhe E. Z., me detyrë Shef i Shërbimeve pranë këtij institucioni.

Gjithashtu 40-vjeçari, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit publik, gjatë shoqërimit të tij për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular