BallinaKronikeDETAJET/I theu xhamin e makinës dhe e kërcënoi se do ta vriste,...

DETAJET/I theu xhamin e makinës dhe e kërcënoi se do ta vriste, ndërhyn policia në Mirditë

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga shërbimet e policisë në Mirditë. P:olicia njofton se një shtetas i kishte thyer xhamin e makinës një tjetri dhe nën kërcënimin e armës i thoshte se do ta vriste.

Kështua policia ka vënë në pranga E.SH., 35-vjeç ka rënë në pranga për kanosjen me armë pas një konflikti për motive banale të shtetasit V.P.

Në momentin që Policia i eshte afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë.

Njoftimi i Policise: 

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave.

Kanosi me armë zjarri një shtetas, duke e kërcënuar se do ta vriste, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë u vu në pranga 35-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas njoftimit të marrë se në Rrëshen, Mirditë, kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte dhe armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kontatuan se:

Shtetasi E. Sh., pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, me shtetasin V. P., i kishte thyer xhamin e makinës këtij shtetasi dhe po e kërcënonte me armë zjarri për ta vrarë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi E. Sh. është larguar me shpejtësi, por nuk ka mundur dot të largohet pasi është kapur pas disa minutash ndjekjeje nga shërbimet e Policisë Mirditë.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën armën e zjarrit pistoletë me të cilën ky shtetas kishte kanosur për vrasje shtetasin V. P.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. Sh., 35 vjeç, banues në Nderfane, Mirditë, për veprat penale në ngarkim të tij “Kanosja”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrim prone”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular