BallinaAktualitet“Protesta popullore me efekt të menjëhershëm”- Basha përfundon mbledhjen me Aleatët dhe...

“Protesta popullore me efekt të menjëhershëm”- Basha përfundon mbledhjen me Aleatët dhe bën me dije hapat që do ndërmerren

Basha: Dita e sotme është një tjetër shembull i keq që vendi drejtohet nga një hajdut dhe kriminel, i cili ka marrë peng kulturën dhe shpirtin e shqiptarëve. Prej 7 vitesh, PD dhe opozita është përballur me këtë të keqe.
E sotmja, është një tjetër aferë e radhës, por është guri i rëndesës në shpirtin e çdo shqiptari që merakoset për të ardhmen e fëmijëve të vet, që vuan sot nga pamundësia ekonomike për shkak të hajdutërisë së Edi Ramës, i cili ka shkatërruar mirëqenien e çdo shqiptari.
Si sot tre vjet më parë u ula me këtë njeri me besimin se forcat politike në vend mund të arrin një marrëveshje për të mirën e popullit, koha tregoi shumë shpejt se u gabova. Dua të garantoj shqiptarët se opozita nuk do të gabojë më kurrë.

Mbështetja për të gjitha protestat për Aleancës për Qytetarët dhe nisja nga ana e opozitës e protestave qytetare dhe popullore me efekt të menjëhershëm sepse aty ku sot u dhunua Teatri u përgatit flijimi i lirive të çdo qytetari të varfër apo të pasur. Ky është vendimi i parë.
Ritheksoj angazhimin e marrë me shkrim në emër të opozitës së bashkuar, angazhimin tonë që nesër në pushtet me qeverinë e zgjedhur me votat e shqiptarëve, jo vetëm në angazhimin me shkrim për Teatrin, por do të siguroj ndëshkimin shembullor nga Edi Rama dhe të gjithë të tjerët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular