BallinaOP EDAs ruajtja dhe as shembja e teatrit nuk janë të vetmet prioritete...

As ruajtja dhe as shembja e teatrit nuk janë të vetmet prioritete të shoqërisë shqiptare…!

Nga Dashamir Uruçi

Si te gjithe qytetaret e tjere kam ndjekur edhe une, zhvillimet prane godines se teatrit kombetar.
Jam perpjekur te shoh pertej medias duke e pare problemin nga afer dhe duke e vleresuar ngjarjen ne teresine e saj.
Te gjithe aktoret ishin ne dijeni te skenarit,paraprakisht.
Grupi i Aleances per Teatrin ishte pregaditur per mbrojtjen e kauzes se vet,strukturat vendore e qendrore kishin marre te gjitha masat per ta zbatuar vendimin e prishjes se Teatrit e ne anen tjeter ne zone ishin afruar lidere te opozites shqiptare per te çfaqur pikepamjet e tyre e per te marre frytet e kesaj kauze qytetare.
Pra çdo gje ishte e pregaditur ,gjithçka do te behej ne sy te medias e gjithçka do te regjistrohej “fije per pe” siç thote populli.
Te gjithe keta protagoniste po perpiqen qe kauzen e Teatrit Kombetar ta kthejne ne nje kauze gjithekombetare me qellim qe njerezit te ngrihen per te rrexuar keto qe jane e per te sjelle perseri ata qe ishin.Kjo eshte arsyeja pse “miza po behet buall” dhe pse shumica e mediave kunder qeveritare kane hapur ekranet e vetem shajne e denigrojne pushtetin.
Duke perjashtuar njerzit e sinqerte te AMT-se,po ti vesh re edhe protestuesit qe prezantohen ne media si heroj jane njerez prane politikes se vjeter e pjesa tjeter jane vete lideret e disa partive qe populli prej kohesh nuk i do me, ne ekran.
Perfaqsuesit e vertete te shoqerise shqiptare, ata qe ishin ne proteste vetvetja dhe kishin shkuar sinqerisht per te mbrojtur teatrin bashke me AMT,ne asnje prej kronikave nuk i kemi pare.
Askush nuk e paraqiti ne kronikat televizive, arkitektin e mirenjohur, MENDI ZAVALANI qe u godit ne proteste u arrestua e me pas u shtrua me urgjence ne Spitalin e Tiranes.
Nuk e kane paraqitur sepse ai nuk ishte pjese e atyre qe kane shkuar ne proteste per ti dhene asaj ngjyra politike si gjithmone ka ndodhur ne Shqiperi.
Vone shume vone do ti harroj te nxirat dhe gjakun qe rridhte ne fytyren e ketij djali te ri e te pafajshem i cili te vetmin gabim qe kishte kryer ishte dalja ne nje proteste paqsore per mbrojtjen e teatrit kombetar.
Pra ketu nuk behet fjale per popull,per interesa qytetare, per zhvillim…!
Tash ne loje jane futur partite tradicionale te cilat kane nevoje per kauza qytetare, per ti terhequr njerezit per interesat e tyre, per te afruar diten e ardhjes se tyre ne pushtet.
Nga ana tjeter eshte qeveria, ku eshte e qarte per te gjithe se nuk eshte e rendesishme nese ja ka deleguar apo nuk ja ka deleguar vendimin per Teatrin, Bashkise.
Te rendesishme per ngjarjen qe ndodhi mbreme nuk jane as interesat e politikanve te ketij vendi as vete prishja e teatrit kombetar.
I rendesishem eshte momenti, aspak i gjetur,i papershtatshem, per te ekzekutuar nje vendim te tille.
Ne kushtet ku ndodhet Shqiperia sot,me pandemine neper kembe,me ekonomine e paralizuar,me pasojat dhe ethet e dy termeteve te pa likuiduara ende,prishja e teatrit kombetar mund te shtyhej per nje kohe tjeter kur gjendja te ishte me e qete dhe kur te ishin bere perpjekje shterruese, per te dialoguar me AMT dhe te gjithe ata qe mendojne ndryshe.
Prishja e teatrit, nuk duhej te behej tani sepse nuk ishim ne emergjence kombetare dhe kembengulja per ta bere pikerisht tani flet per interesa te medha te cilat ende nuk jane bere publike.
Qysh ne titull te ketij shkrimi kam theksuar se as mbrojtja dhe as prishja e teatrit kombetar nuk jane prioritete te shoqerise shqiptare.
E me te vertete nese shohim pak me tej, larg territorit te ketij teatri dramatik,do te rrenqethemi, do te kuptojme se sa e vogel eshte kauza e teatrit perballe asaj çfare po ngjet me shqiptaret, ne rajon.
Ka vite qe shqiptaret e Kosoves Lindore po keqtrajtohen nga qeverite e Republikes se Serbise,ka vite qe ata po i çrregjistrojne nga gjendja civile nepermjet metodes se pasivizimit te dhunshem,po u hiqen te gjitha te drejtat e po i nisin drejt emigracionit si e vetmja rruge qe u ka mbetur.
Ne keto kushte,Politika e Qeveria shqiptare “s’bezan”.
Ka vite qe shqiptaret e Maqedonise luftojne per te drejtat e tyre njerzore e kombetare e ndihma e trungut ame eshte afer xeros.
Ka tridhjete vjete qe greket po bejne kerdine ne jugun e Shqiperise, po helenizojne qytetet e fshatrat shqiptare sipas skemave te njohura te MEGALIIDESE.
Kulmin,shqiptaret e pane keto javet e fundit kur brenda territorit te Shqiperise, ODHISE GREMOS praktikisht i ishte ndaluar te deklarohej shqiptar nese donte vizen per te shkuar ne Greqi e per tu vizituar ne spitalet e ketij vendi.
Paradoksale kjo por askush nga politika,nga diplomacia,nga shteti shqiptar “nuk bzan”.
Keto dite,vendbanimet shqiptare ne zonen turistike te ROZHAJES,ne Malin e Zi,pikerisht fshatrat DACAJ,HUSAJ ETJ u perfshine nga zjarre te papara ndonjehere,nga zjarre te qellimshme te cilat dogjen e bene shkrumb e hi pyjet shume vjeçare e pasurite e shqiptarve te atyre aneve dhe te askujt tjeter.
U dogj edhe shkolla e vetme, shqipe ne ate zone, ku mesonin ata pak engjej te familjeve shqiptare qe i kane rrezistuar spastrimit etnik,asimilimit dhe emigracionit.
Atje, zjarri i qellimshem ka vazhduar me dite, per te bere shqiptaret e mbetur te ikin me revan e ketu ne Shqiperi,ne trungun ame, askush “nuk bzan”.
Heshtja e politikes shqiptare ndaj ketyre zhvillimeve, tek vellezerit tane per te cilet kemi detyrim kushtetues ti marrim ne mbrojtje eshte e turpshme dhe me kosto te madhe per te ardhmen.
Ja per keto arsye dhe sidomos per gjendjen e rende ekonomike e sociale te vendit(per te cilen nuk po flasim ketu), historia e teatrit kombetar nuk mund te jete qendra e prioriteteve dhe as te zere bashin e vendit ne zhvillimet brenda shqiptare.
Tjerrja dhe ngritja e ketij kalvari te gjate, ne “nivelet e buallit”,nuk ben gje tjeter por i largon qytetaret shqiptare nga problemet madhore te ekonomise e te pandemise dhe rrite shanset per ata qe ishin, te vine serish ne pushtet,duke vjelur frytet e kauzave qytetare.

USHC-TIRANE.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular