BallinaAktualitetVeliaj selektiv, aktorët i nxori me dhunë nga Teatri, zyrat e Dekorit...

Veliaj selektiv, aktorët i nxori me dhunë nga Teatri, zyrat e Dekorit të Bashkisë ende në këmbë

Me gjithë nxitimin e Bashkisë së Tiranës për të shembur Tetarin  Kombëtar ende nuk është bërë shembja e plotë e godinave në kompleksin e Teatrit Kombëtar.

Në një pjesë të Teatri Eksperimental ishin vendosur zyrat e Dekorit të Bashkisë së Tiranës, të cilat nuk janë shembur ende.

Atyre u është dhënë kohë që të heqin materialet dhe pajisjet, ndryshe nga çfarë ndodhi me Teatrin ku aktorët nuk patën mundësi të merrenin as sendet e tyre personale.

Ndërkohë në rrënojat e teatrit vazhdon largimi i inerteve.

Zona është rrethuar me një perimetër sigurie në të cilin janë vendosur edhe efektivë policie, por më të pakët në numër se një ditë më parë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular