Ndërkohë që në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar në ndërtesën e Kryeministrisë.
Ambasadorja pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi gjithashtu një bisedë një ditë më parë.
Ambasada amerikane në vendin tonë nuk ka lëshuar asnjë deklaratë në lidhje me shembjen e ndërtesës së Teatrit.