BallinaAktualitetDEBATI/Sherr mes Arian Çanit dhe Artan Imamit: Injorant, budalla

DEBATI/Sherr mes Arian Çanit dhe Artan Imamit: Injorant, budalla

Gazetari Arian Çani dhe aktori Artan Imami janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin. Të ftuar në emisionin “Open”, teksa po diskutonin në lidhje me Teatrin Kombëtar, Çani tha se nuk duhej shembur, ndërsa Imami të kundërtën.

Imami i tha Çanit se është injorant në këtë fushë. Gazetari e pyeti nëse aktori kishte marrë ndonjë gjë nga qeveria qe mbronte shembjen.

Debati

Artan Imami: Ajo godinë nuk restaurohej dot më, kishte mbaruar….

Arian Çani: Po kush je ti more, kush je ti që e thua këtë gjë….

Artan Imami: Po ti kush je që të thuash se nuk kishte marrë fund…?

Arian Çani: Unë nuk i futem dot këtij debati fare.

Artan Imami: Po se je injorant…

Eni Vasili: Jo, jo ju lutem pa fyerje

Artan Imami: Nuk është fyerje fjala injorant…

Arian Çani: Ore, mbaje veten ti se s’kam thënë asgjë të keqe për ty, frenohu!

Artan Imami: Po je injorant në këtë fushë.

Arian Çani: Po mbaje pra veten…Se mos nuk ke marrë gjë dhe del e mbron kot këtu. Se do ishe budalla…..po unë do të të kuptoja po të kishe marrë, por mos del e kundërta.

Artan Imami: Më dëgjo pra tani, apo do fillosh e s’do ndalesh se kshu i përmend gjërat nga 100 herë ti…çfarë tani? Po më akuzon se kam interesa se e ke thënë edhe në emisionin tënd, më lër dreqi e mori të flas…

Arian Çani: Po s’po të akuzoj ore, po të pyes…

Artan Imami: Por boll i përmende 100 herë të njëjtat gjëra…

Arian Çani: Po të qesh dynjaja…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular