BallinaKronikeFOTO/Fidanë e kubikë kanabisi në oborret e banesave, arrestohet i riu, nën...

FOTO/Fidanë e kubikë kanabisi në oborret e banesave, arrestohet i riu, nën hetim 80-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Krujës, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një i moshuar për kultivim kanabis.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin B. C., 28 vjeç, banues në fshatin Larushk të Fushë Krujës, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar canabis sativa.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën në oborrin e banesës së shtetasit  I. C., 80 vjeç, gjithashtu banues në Larushk, fidanë e kubikë të kultivuar me fara cannabis sativa.

Për shkak të moshës,  shtetasi I. C. u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular