BallinaKronikeLirohen nga burgu Safet Bajri dhe Asmer Bilali

Lirohen nga burgu Safet Bajri dhe Asmer Bilali

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e përberë me trupe gjyqësore Besmir Stroka, ditën e sotme ka pranuar kërkesën e mbrojtësve Av. Arbër Hoxha dhe Av. Sokol Tahiraj, duke shuar masat e sigurimit “arrest në burg” për disa prej të hetuarve të “Grupit Bajri”.

Kështu është shuar masa “arrest në burg” për Safet Bajrin, duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për Vendimin Penal të formës së prerë

Ndërkohë lirohen nga ambientet e paraburgimit edhe Ismet Idrizi, Asmer Bilali dhe Samet Halluni.

Po ashtu janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin.

Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga “arrest shtëpie” në detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore.

Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, Safet Bajri ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.

Ilir Bajri, vëllai i Safetit, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali u arrestuan më 6 shtator 2018, në Shkodër pas aksionit policor të koduar “Oaz”.

Aktiviteti i bandës “Bajri” shtrihej në Belgjikë, Holandë dhe Itali.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular