BallinaAktualitetBanorët e një lagjeje lajmërohen të ikin nga shtëpitë, pritet shpërthim sot...

Banorët e një lagjeje lajmërohen të ikin nga shtëpitë, pritet shpërthim sot në Durrës

Bashkia e Durrësit i ka bërë thirrje banorëve të lagjes 7 në Durrës që sot në orën 12:00 deri në 17:00 të largohen nga shtëpitë e tyre për të qënë të sigurt ndaj një shpërthimi të fuqishëm. Para se të largohen, ata duhet të ulin përtokë televizorë dhe kompjuterë në shtëpitë a bizneset e tyre.

E gjitha kjo, sepse IKMT do të shembë në mesditë me shpërthim të kontrolluar, pallatin 6-katësh nr.1062, në lagjen 7, prapa Drejtorisë së Policisë.

Bashkia thekson se specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati, në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit, që ditën e enjte, datë 21 maj 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe të subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

1 / 1

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular