Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë mëngjes në Durrës.
Furgoni i Policisë Bashkiake ka dalë nga rruga e si pasojë është përmbysur.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë.
Në furgon ishin 4 persona ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Vetëm njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta në gjoks.
Nga aksidenti ka pasur vetëm dëme materiale.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar shumë problematikë në qarkullimin rrugor në disa qytete.
Edhe më herët mëngjesin e sotëm u shënuan dy aksidente të tjera në Elbasan.
Fatmirësisht në asnjërin prej tyre nuk ka pasur lëndime të rënda.