BallinaAktualitetVIDEO/Ironia dhe denoncimi i Berishës: Aksion i fuqishëm i narkopolicisë kundra drogës...

VIDEO/Ironia dhe denoncimi i Berishës: Aksion i fuqishëm i narkopolicisë kundra drogës në Gramsh

Çdo ditë që kalon, tregon Policinë e vërtetë të Shtetit, e jo atë që propagandon Edi Rama.

Pas dhunës ndaj një adoleshenti 15 vjeç, dhunës ndaj artistëve, shoqërisë civile dhe qytetarëve që kundërshtuan shembjen e Teatrit Kombëtar, sot janë bërë publike pamje qesharake të uniformave blu.

Në një video të bërë publike në rrjetet sociale, duken policë të dehur gjatë një aksioni anti-kanabis në Gramsh.

‘O moj ti syla… o moj lariskë…O po kam lidh shenjën e dashurisë!!! E e e e e e e…’ këndojnë policët.

Pamjet qesharake të burrave me uniformë, që tundin shishet e rakisë, vijnë nga Gramshi, publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij në Fb me shënimin tallës: “Aksion i fuqishëm i narkopolicisë kundra drogës në Gramsh!”

A i bëjnë këto skena qesharake, karshillëk dhimbjes së një masë të madhe të popullit, që përjetoi me lot në sy një akt makabër si ai i rrënimit të Teatrit?! A i bëjnë ato sfidë, njerëzve të lodhur nga mbyllja e të stresuar nga varfëria, tek shohin Policinë e Shtetit si në një karnaval?! Ndiqni pamjet më mirë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular