Gjatë gjithë javës qytetarët kanë patur liri-dalje deri në prën 21:00 të mbrëmjes. Por kjo fundjavë na gjen sërish në izolim, ku të vetmit të cilët kanë të drejtë të dalin të shtunën dhe të dielën janë të moshuarit deri në orën 10:00 dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, nga ora 11 deri në 17:30.
Qytetari: E mirëpritëm por na shqetëson fakti kur dalin raste pozitivë, nga ajo kemi frikë.
Qytetarja: Këtë javë e prisnim të dilnim lirshëm të them të drejtën se u bë shumë, por gjithsecili po të mbrojë vetëvetën jemi në rregull. Jeta vazhdon nuk është një ditë apo dy, është e vështirë.
Liqeni Artificial është një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara të kryeqytetasve. Por këtë fundjavë një perimetër sigurie dhe punonjës policie të vendosur nuk kanë lejuar kalimin e qytetarëve. Ata shprehen për kameren e News24 se që nuk i është dhënë asnjë shpjegim se përse është vendosur ky ndalim. Në komunikimin që kam patur me këta punonjës policie thjesht janë shprehur se po zbatojnë urdhrin.
Qytetarja: Po sikur e dhanë se do dilnim deri në 17:00 të pasditës, nuk kishte shirit. Thamë të dalim të shëtisim deri në 17:00 dhe pastaj të kthehemi në shtëpi.
Qytetari: Jo vetëm që nuk më lejuan të kaloj, por nuk më lanë as të bëj një fotografi. Kam ardhur gjatë javës nuk ka patur kufizime, ditëne shtunë e të diele virusi merr hov.
Qytetarja: Cfarë kuptimi ka gjithë javën është i hapur, sot po na kujtohet zotëria?
Qytetarja: Nuk dhanë asnjë arsye vetëm dilni, dilni shpejt dhe ne dolëm. Ne koronen s’e kemi parë gjëkundi, i duam të hapura, duam liri. Çfarë është kjo ku ka koronë këtu?
Shtetasi Italian: Vij përherë te ky park, nuk e di pse e kanë mbyllur. Koronavirusi nuk rrin në fundjavë këtu tek liqen. Në Itali jane hapur të gjitha rrugët dhe parqet.
Megjithësë fundjavë e kufizuar, kjo e shtunë duket një ditë normale, pasi ka qarkullim të lartë automjetesh, grup-mosha të ndryshme që lëvizin në rrugët e kryeqytetit. Urdhri i kryeministri Rama ka sjellur pakënaqësi tek qytetarët, të cilët duke qenë se gjatë gjithë javës ishin të lirë, menduan edhe se fundjava ishte e tillë. Një pjesë e lokaleve ishin të mbyllura, por kishte edhe nga ato që qëndronin hapur, pasi nuk ishin mirëinformuar.