VIDEO/Bllokohet tek Liqeni Artificial. Italiani: Nuk e di pse e mbyllin, koronavirusi s’rri në fundjavë këtu

0

Gjatë gjithë javës qytetarët kanë patur liri-dalje deri në prën 21:00 të mbrëmjes. Por kjo fundjavë na gjen sërish në izolim, ku të vetmit të cilët kanë të drejtë të dalin të shtunën dhe të dielën janë të moshuarit deri në orën 10:00 dhe prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç, nga ora 11 deri në 17:30.

Qytetari: E mirëpritëm por na shqetëson fakti kur dalin raste pozitivë, nga ajo kemi frikë.

Qytetarja: Këtë javë e prisnim të dilnim lirshëm të them të drejtën se u bë shumë, por gjithsecili po të mbrojë vetëvetën jemi në rregull. Jeta vazhdon nuk është një ditë apo dy, është e vështirë.

Liqeni Artificial është një nga zonat më të preferuara dhe të frekuentuara të kryeqytetasve. Por këtë fundjavë një perimetër sigurie dhe punonjës policie të vendosur nuk kanë lejuar kalimin e qytetarëve. Ata shprehen për kameren e News24 se që nuk i është dhënë asnjë shpjegim se përse është vendosur ky ndalim. Në komunikimin që kam patur me këta punonjës policie thjesht janë shprehur se po zbatojnë urdhrin.

Qytetarja: Po sikur e dhanë se do dilnim deri në 17:00 të pasditës, nuk kishte shirit. Thamë të dalim të shëtisim deri në 17:00 dhe pastaj të kthehemi në shtëpi.

Qytetari: Jo vetëm që nuk më lejuan të kaloj, por nuk më lanë as të bëj një fotografi. Kam ardhur gjatë javës nuk ka patur kufizime, ditëne shtunë e të diele virusi merr hov.

Qytetarja: Cfarë kuptimi ka gjithë javën është i hapur, sot po na kujtohet zotëria?

Qytetarja: Nuk dhanë asnjë arsye vetëm dilni, dilni shpejt dhe ne dolëm. Ne koronen s’e kemi parë gjëkundi, i duam të hapura, duam liri. Çfarë është kjo ku ka koronë këtu?

Shtetasi Italian: Vij përherë te ky park, nuk e di pse e kanë mbyllur. Koronavirusi nuk rrin në fundjavë këtu tek liqen. Në Itali jane hapur të gjitha rrugët dhe parqet.

Megjithësë fundjavë e kufizuar, kjo e shtunë duket një ditë normale, pasi ka qarkullim të lartë automjetesh, grup-mosha të ndryshme që lëvizin në rrugët e kryeqytetit. Urdhri i kryeministri Rama ka sjellur pakënaqësi tek qytetarët, të cilët duke qenë se gjatë gjithë javës ishin të lirë, menduan edhe se fundjava ishte e tillë. Një pjesë e lokaleve ishin të mbyllura, por kishte edhe nga ato që qëndronin hapur, pasi nuk ishin mirëinformuar.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.