BallinaAktualitetMyslimanët shqiptarë festojnë Fiter Bajramin ndryshe nga vitet e shkuara. Mesazhi i...

Myslimanët shqiptarë festojnë Fiter Bajramin ndryshe nga vitet e shkuara. Mesazhi i kreut të KMSH

Me një numër të kufizuar besimtarësh në Xhaminë e Pazarit në Tiranë, kreu i komunitetit mysliman, Bujar Spahiu kreu faljen e Fiter Bajramit, që kulmon pas një muaji agjërimi nga ana e besimtarëve.

Ndryshe nga vitet e tjera ku namazi i Bajramit falej në sheshet e qyteteve, këtë vit për shkak të masave kufizuese për shkak të koronavirusit, falja është bërë nëpër xhami, megjithëse në një pjesë të madhe prej tyre ka pasur dyndje besimtarësh.

“Megjithëse ky Ramazan u përjetua ndryshe, sidomos në aspektin sociale jemi të gëzuar që arritëm ta mbyllim agjërimin me sukses. Ky Bajram vjen me një situatë të përmirësuar, falenderojmë mjekët që punuan me përkushtim. Besimtarët mysliman shijojnë një jetë të disiplinuar gjatë këtij muaji, si në rrafshin mysliman edhe atë shpirtëror. Vetë urimi Gëzuar Bajramin është urimi më i mirë, që buron nga thellësia e shpirtit. Koha që të reflektojmë fortë për vlerat e familjes dhe ta ruajmë atë nga antivlerat.  I lutem zotit të na fali dhe mëshirojë, të na ruaj nga fatkeqësitë, sëmundjet dhe pandemitë që na kanë kapluar gjithë globit. Allahu të na ruaj nga çdo sëmubje që është e rëndë dha nga çdo gjë që nuk e mbajmë dot në supet tona. (…)

Ishte i privuar nga adhurimet e përbashkëta, një sprovë nga ana e Zotit. i lutem Zotit të mos na sprovojë në gjëra të tilla duke shpresuar që ndoshta jemi kalitur dhe kemi nxjerrë mësime. InshAllah kjo festë lëshon mirësinë. Ramazani ndryshon sjelljen e jetë së njeriut që ka ndërgjegjësuar besimtarin dhe e ka bërë më të pastër. Ne nuk jemi çliruar nga masat e pandemisë, i kërkojmë besimtarët që të na mirëkuptojnë, t’i lutemi Zotit të çlirohemi plotësisht. Duke ditur që ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjera, u kemi dërguar para 10 ditësh një protokoll që të mos bëhemi shkak për të përhapur këtë pandemi. ky ka qenë qëllimi i vetëm. Jemi mësuar që ta falim në sheshe, por shëndeti është më i rëndësishëm se të gjitha”, u shpreh kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Çfarë është fiter Bajrami 

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.

All-llahu i Madhëruar ligjësoi në fund të muajit të Ramazanit festën e Fitër Bajramit, gëzim për myslimanët ashtu siç ligjësoi festën e Kurban Bajramit në ditën e dhjetë të muajit Dhul-Hixhxhe. Festa e Bajramit manifestohet duke falur namazin e Bajramit.

Namazi i Bajramit është vaxhib (detyrim i domosdoshëm) për çdo mysliman. Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.

Koha e namazit të Bajramit fillon me ngritjen e Diellit nga horizonti sa një shtizë, derisa të arrijë në zenit.

Namazi i Bajramit ka dy rekate dhe dallon prej namazeve tjera për nga mënyra e faljes. Në rekatin e parë pas tekbirit fillestar merren shtatë tekbire, mandej lexohet sureja Fatiha dhe ndonjë sure tjetër (preferohet të lexohet sureja A’ëla ose Kaf). Pas plotësimit të rukusë dhe sexhdesë së rekatit të parë, ngritet për në rekatin e dytë dhe menjëherë merren pesë tekbire pas të cilëve lexohet Fatiha dhe ndonjë sure (preferohet leximi i sures Gashije ose Kamer), më pas shkohet në ruku dhe sexhde e kështu përfundon namazi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular