BallinaAktualitetAleanca për Teatrin vijon aksionin. Ja ku do të jetë pas pak...

Aleanca për Teatrin vijon aksionin. Ja ku do të jetë pas pak minutash..

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vijon me aksionin e saj, ndërsa do të ndalet sot në qytetin e Kukësit, ku do të mbajë protestën e radhës.

Protesta është njoftuar të nisë rreth orës 17:00, në sheshin përballë Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina”, ndërsa në mbështetje të tyre do të jetë edhe dega lokale e PD-së.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar deri më tani 3 protesta që pas shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj, ndërsa ka njoftuar se do të vijojë me organizimin e tubimeve.

Artistët dhe aktivistët kërkojnë mbledhjen e firmave për peticionin me qëllim ndërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtin vend dhe siç ishte.

 

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular