BallinaAktualitetFOTO /Arkitektët gjermanë ndërtojnë këndin e lojërave, ku fëmijët mund të luajnë...

FOTO /Arkitektët gjermanë ndërtojnë këndin e lojërave, ku fëmijët mund të luajnë të sigurt gjatë pandemisë

Dy arkitektë gjermanë, Claudio Rimmele dhe Martin Binder, kanë shpikur një dizajn për një shesh lojërash që është i sigurt për fëmijët gjatë pandemisë koronavirus.

Ata kombinuan mbiemrat e tyre për të krijuar atë që ata e quajnë Rimbin, një shesh lojërash ku fëmijët mund të mbajnë distancën sociale ndërsa luajnë me njëri-tjetrin. Emri është gjithashtu një kombinim i fjalëve rim, që do të thotë buzë dhe bin, që do të thotë enë, një referencë për pjesët e izoluara të këndit të lojërave.

Çdo fëmijë ka një platformë të veçantë për të luajtur, e cila është një distancë e sigurt nga të tjerët. Për të siguruar që çdo platformë është e zënë vetëm nga një fëmijë, secili ka vetëm një rrugë hyrjeje, ndërsa fëmijët ende mund të shohin dhe dëgjojnë njëri tjetrin.

Rimbin vendoset jashtë, duke e bërë atë një mundësi të shkëlqyer për fëmijët e mbërthyer në shtëpi. Ja si duket.

D.B – SCAN
Burimi: Business Insider

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular