BallinaKryesoreZollumqari Kryeministër! Me Lleshin e treguat veten se jeni pinjoll diktatorësh, xhelatësh,...

Zollumqari Kryeministër! Me Lleshin e treguat veten se jeni pinjoll diktatorësh, xhelatësh, bolshevikësh, të pakorigjueshem!

Nga Shemsi Prençi

Vijën e kuqe e shkele bashkë me banditin Sander Leshi me 17 maji, tek urdhërove “policinë që doni” , për të dhunuar artistët dhe aktivistët e Shoqerisë Civile..!
E treguat veten se jeni pinjoll diktatorësh, pinjoll xhelatësh, pinjoll bolshevikësh, të pa korigjueshem.!
Nuk ishte rastësi, pasi e kishit pjekur në mendje prej kohësh o “artist” i veçant i rracës tënde që artin dhe artistët, kurrë nuk i deshe e kurrë nuk i vlersove..! Por le ta lëmë këtë muhabet se unë nuk jam njeriu i përshtatshëm për të folur për artin, jo se nuk e njohë e nuk e dua, por sepse kam respektë e mirënjohje për të gjitha gjeneratat e artistëve Shqiptarë, të cilët flasin shumë bukur vetë. Artistët të cilët, na kanë ruajtur buzëqeshjen dhe humorin në këto periudha të vështira, të jetës së vështirë që jetojmë prej injorancës, arrogancës dhe babëzisë tuaj..!
Unë përsonalisht do të kthehem pas, tek një “aventurë” që kam kryer vetë para plotë 9 vitesh, tamam në periudhën maji- qershor 2011, perudha e fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor. Mbaja graden Drejtues i Parë dhe deryrën e Drejtorit të Forcave Operacionale (speciale), në Policinë e Shtetit. Një pasdite qershori marrë një urdher arbitrar me telefon drejt për së drejti nga ish Ministri i Brendshëm i kohës, duke anashkaluat Drejtorin e Përgjithshem të Policisë Shtetit, për të derguar strukturat operacionale në një takim elektoral të Partisë Socialiste në Bathore, Kamëz.
Dije mirë o zollumqari Kryeminister se me vetëdije, profesionalizëm, por dhe me guxim nuk pranova dhe e kundershtova zbatimin e urdhërit arbitrar, sepse ishte tërsisht në kundershtim me ligjin “ Për Policinë e Shtetit”, Ligjin “Për Forcat Speciale”, Ligjin “Për Forcat e Nderhyrjes së Shpejtë”, Ligjin “Për Zgjedhjet në Republiken e Shqipërisë” dhe të gjitha aktet normative që normojnë veprimtarinë e Organizatës sê Policisë Shtetit. Kjo për faktin se nuk lejohet me ligj, përdorimi i Forcave Speciale në fushata elektorale (vetem me miratim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me urdher me shkrim) dhe vetem atëherë kur ka situata të rënda kriminale ose cënim të rëndë të rendit dhe sigurisë.
Ndërkohë pata përplasje me Ministrin e Brendshëm të kohës që më kushtoi karrieren time në profesionin që kisha zgjedhur 25 vite më parë edhe pse pastaj fitova të gjitha të drejtat ligjore sepse vërtet kisha vepruar me kurrajo dhe me profesionalizëm dhe shembulli im i vetëm, shërbeu si një gurë themeli për luftën kundër paligjshmërisë edhe kur urdhërat jepen me arroganc nga Ministra e Kryeministra..!
Juve o i zollumqari Kryeministër, ju kujtohet mjaftë mirë sepse ishit në një aktivitet politik në Elbasan dhe shpejtë rrëbyet mikrofonin dhe filluat të bëni politik me qëndrimin ligjor që unë kisha mbajtur në detyrë..! Si sot më kujtihet kur e pashë në lajme tek gërthitje: “Jam befasuar me kurrajon e një oficeri të lartë të policisë që nuk ka zbatuar urdhrat arbitrarë të paligjshëm të Ministrit Brendshem për të dhunuar socialistët e Kamzës me forcat speciale të policisë”..! Dhe pastaj vazhdoje se si do ndërtoje policinë kur të vije në pushtet…! Në fakt unë nuk i kisha kundershtuar urdhrin për të bërë politik, zollumqari i politikës, por për ti sherbyer Organizatës së Policisë që të mos keqperdoret nga zollumqarët e politikës dhe pushtetit.
Në fakt pas një viti për arsye nga më të ndryshmet, që i kam bërë publike prej kohësh, me dorheqje u largova nga policia dhe fatkeqësisht u bëra pjesë e fushatës Rilindja në zgjedhjet e vitit 2013 në Diber së bashku me profesor Shkelqim Cani dhe Rilindasin degjeneruar Ulsi Manja, veprim për të cilin kam mallkuar veten shumë shpejtë dhe ju kam kërkuar ndjesë publike demokratëve Dibran dhe në mbarë Shqipërinë.
Sot “policia që doni”, ju o zollumqari Kryeminister e keni ndërtuar tamam, polici ideologjike që nuk e kanë kurajon time..!
Para plotë 4 vitesh i urdhëruat ju o zollumqari kryeminister dhe i drejtuat në strategjinë e kultivimit të Hashashit dhe Mariuanës në të gjithë Vendin, duke ja prishur imazhin Shqipërisë në gjithë boten.!
Asnjëri prej drejtuesve të strukturave të Policisë Shtetit, nuk ju kundërshtoj platformën qeveritare “prodhim sa më shumë”, por u bënë pjesë e 30 përqindëshit.
Këtë e dini mjaft mirë sepse e keni degjuar tek ajo “nxitja e dorheqies” sepse jua kishin kërkuar “djemtë problematik” të zgjedhjeve në Dibër tek vartësit tuaj për faktin se unë nuk ndihmoja PS-n në zgjedhjet vendore të turpit 2016..! Besoj ju kujtohet o zollumqar kryeminister se problemi mbërriti edhe te rruga e “Elbasanit” edhe tek OSCE…!
Para 3 vitesh organizatës së Policisë Shtetit ju drejtove me thirrjen: “votoni Partinë Socialiste”, veprim që nuk kishte ndodhur as me baballarët tuaj kaq hapur..!
Në vitin 2020 Policinë e Shtetit dhe Forcat e Armatosura, me autoblinda dhe armatim të rëndë i përdore me vendime dhe urdhëra përsonale nga Surreli, për terrorizimin e popullatës në kohën e pandemisë Covid-19..!
Në vitin 2020, në 17 maji i planizuat në kundershtim me të gjitha ligjet dhe aktet normative, për mbështetjen e pushtetit vendor për ekzekutimin e vendimeve administrative, natën, jashtë orarit zyrtar, diten e diel, duke vepruar me arroganc e dhunë në kundërshtim me parimet e proporcionalitetit dhe diskreminimit, kundra artistëve dhe aktivistëve të Shiqerisë Civile..! Askush prej drejtuesve të strukturave të Policisë Shtetit, nuk vepruan si veprova Unë , Drejtuesi i Parë i Policisë Shtetit “,që ju kisha mahnitur “ 9 vite më parë, por vrapuan dhe garuan se kush ushtron më shumë dhunë ndaj të pambrojturve artistë e aktivistë të Shoqerisë Civile..!
Nuk pyeten për ligjin, nuk pyeten për shembullin që kisha dhënë Unë, për respektimin e ligjit, në një shtet ligjor, nuk pyeten për njollën e zezë që i veshen organizatës së Policisë Shtetit, por vrapuan të bëheshin “të mirë” me drejtuesit politik të Rilindjes, duke ushtruar dhunë natën, jashtë orarit zyrtar, me automatik, duke kërcënuar artistët e Teatrit Kombëtar, aktivistët e Shoqerisë Civile, djem e vajza e të zgjedhur të forumeve rinore të opozitës..!
Ditën e Fiter Bajramit o zollumqari Kryeminister, së bashku me banditin Sander Lleshi i lëshuat si bishat nëpër lokale për terror edhe në zonat e gjelbra, nuk i latë popullatën të pinin një kafe, pas 3 muaj karantinim shembullor dhe një muaj agjerim të mundimshëm..!
Ishin shumë të shëmtuara sjelljet e policisë në Berat ndaj qytetarëve, që luteshin për një kafe në diten e shenjtë të Fiter Bajramit, ndërkohë që Ju o zollumqari kryeminister, tamam si hipokrit, “uronit” besimtarë e besimit muslyman për festën e fiter Bajramit..!
Ndoshta dikush do ti vlerësojë këto veprime primitive, arbitrare, tërsisht politike dhe ideologjike, në kundështim të hapur me ligjim “Për Policinë e Shteti” dhe aktet normative, por vetem në sherbim dhe zbatim të urdhërave arbitrarë, që po ju shijon qeverisja me popull të ndrymë në karantinë sepse kështu ju duket vetja “të fortë”, tamam si baballarër dhe baballarët shpirtërorë.
ICITAP dhe PAMECA, si organizata monitoruese të Policisë Shtetit nga Amerika dhe Evropa, patjeter duhet ta thonë fjalën e tyre, nëse kjo është Policia që i duhet Shqipërisë, apo kjo është Policia që i duhet Rilindjes dhe programit të sajë për të shërbyer në dispozicion të oligarkëve për përfitime marramendëse në një Shqipëri të vogël e të varfë, vetem e vetem prej bëmave të udhëheqies korruptuar…!
Hall të madh paske patur o zollumqari Kryeminister, hall të madh paske patur klysh komunisti (që do i varje në çdo shtyll nga një), hall të madh paske patur o diktator i lindur, hall të madh paske patur o babëzi e poshter…!
Por dije se “xhevahiri” popull e ka një shprehje shumë të bukur për ju të pangopurit: “ fija këputet duke u holluar, ndërsa zollumi këputet duke u trashur”..! Të poshtrit, diktatorët, të degjeneruarit dhe xhelatët vetëm zollume bëjnë dhe askush nuk mundet me i mbrojtur zollumqarët.!
Sotë me veprimet dhe mënyren e qeverisjes prej 7 vitesh dhe mënyren e sjelljes me qytetarër, gazetarët, artistët, administratës, mjekët, sportistët etj, gjithkush ka të drejtë të thotë se :
-qeverisemi prej të degjeneruarve,
-qeverisemi prej diktatorëve,
-qeverisemi prej hajdutëve,
-qeverisemi prej oligarkëve që ndryshojnë ligjin brenda natës për të vjedhur pasurinë shtetërore dhe publike…!
– qeverisemi prej xhelatëve, bijëve të etërve bolshevik e pra jemi popull fatkeq edhe pse fatkeqësinë herë e zgjedhim vetë e herë na e blejnë fatkeqësinë me parat e pista të krimit….!
Deri at’herë do durojmë dhe të frymëzuar nga artistët, shoqeria civile dhe rinia do të luftojmë me shpirtë që rraca juaj dhe policia që keni ngritur për prishjen e imazhit të Shqipërisë të shuhen.
Demokracia do të triumfojë me çdo kushtë dhe nuk do mundet të rrëmbehet nga bijtë e etërve xhelatë..!
Ne jemi Teatri…
Ne jemi Shqipëria…
Poshtë Rilindja,
Poshtë diktatura

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular