BallinaKronikeELBASAN/Kush janë 4 emrat që OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë

ELBASAN/Kush janë 4 emrat që OFL iu kërkon deklarimin e pasurisë

Operacioni Forca e Ligjit njoftoi sot se i ka dërguar kërkesat për deklarim pasurie, katër të dënuarve për trafik armësh, droge, pjesëmarrje në organizata kriminale, që të katërt nga Elbasani.  Në njoftimin e Policisë jepen emrat e këtyre të dënuarve, si më poshtë:

“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Agron Mehja, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”;

Kelmend Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Eduart Haxhi, banues në Elbasan, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Xhiljano Xhoxhi, banues në Elbasan, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular